Asnjë grua nuk dëshiron të dukët më e vjetër se mosha që është, por synimi gjithmonë është për t’u dukur sa më e re. Megjithatë ndonjëherë pa vetëdije përmes mënyrës se si vishemi ose si rregullojmë flokët ne e bëjmë veten që të dukemi më të vjetra.
Ekspertet e bukurisë dhe modës i konsiderojnë këto veprime si të gabueshme që femrat i bëjnë të dukën më të vjetra.
Syze leximi
Sigurisht, ju mund të keni nevojë për to, por asnjë grua kurrë nuk duket më e re me syze të leximit të vendosura në fund të hundës së saj. Por, provoni të gjeni forma të përshtatshme të kornizave. Shikoni trendet e reja dhe krijoni stilin tuaj, kështu mund të lini përshtypje të mirë dhe të dukeni trendi.
Flokët ngjyrë hiri
Dikush mund të mos pajtohet por flokët ngjyrë hiri i bëjnë gratë të dukën më të vjetra. Sigurisht që ka gra që kjo ngjyrë ju shkon, por vetëm kur ato kanë një stil të veçantë dhe duken unike. Ju që i adhuroni flokët ngjyrë hiri, provoni ndonjë nuancë më të butë të saj, pasi të keni arritur një moshë të caktuar, asnjëherë kur jeni 20 vjeçe.
Këpucë komode
A jeni e gatshme ta shkatërroni komplet dukjen tuaj, vetëm për faktin që doni të vishni këpucët më të rehatshme që keni në shtëpi? Mos e bëni këtë. Në dyqane mund të gjeni modele tejet të bukura dhe të rehatshme që i përshtatën çdo lloj kombinimi.
Çanta juaj e vjetër
A jeni duke e mbajtur atë çantë rregullisht 5 vitet e fundit dhe e konsideroni si pjesë tuajën. Mund ta doni pafundësisht, por lëreni në dollap dhe blini ca çanta të reja, nga ato më trendy. Zgjedhje ka pa fund dhe kështu do të dukeni shumë më e re.
Buzët e kuqe
Ngjyra e kuqe e buzëve duket më të vërtet bukur, por kur jeni në të njëzetat ajo do t’ju bëjë të dukeni më të vjetra, aq më shumë nëse e praktikoni në përditshmëri. E kuqja është për momente të veçanta dhe konsiderojeni gjithmonë të tillë. Ka ngjyra të lehta, shkëlqyes buzësh që do t’ju bëjnë të dukeni e thjeshtë, e re dhe e veçantë.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.