Marrëdhënie

October 30, 2016 | 6:34

Shmangni këto shprehje në komunikimin me fëmijën

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Specialistët kanë konstatuar që fjalët apo shprehjet e duhura, nuk janë të parat që vijnë në mend, kur duhet qetësuar një fëmijë tekanjoz, apo që grindet. Ata kanë grupuar një seri shprehjesh që duhen patur kujdes ti evitojnë dhe të mos i përdorim edhe pse janë të parat që vijnë në mendje. Shprehjet e mëposhtme janë disa, prej të cilave që duhen shmangur.

 

  1. Mjaft i hodhe gjërat përtokë
  2. Fëmijët e rritur nuk sillen kështu
  3. Mos guxo të gjuash
  4. Po sillesh shumë keq
  5. Tani do të dënoj
  6. Shko laj shpejt dhëmbët
  7. Ha ose do të shkosh të flesh pa ngrënë
  8. Mjaft, fëmijë qarraman
  9. Pusho, nuk të dëgjoj
  10. Sa herë duhet ta përsëris
  11. Po më turpëron në sy të të tjerëve
  12. Ik që këtu.
  13. Do të të çoj në banjë
  14. Mjaft bërtite
  15. Të kisha thënë, por nuk dëgjon
  16. Po humbas durimin

Këto shprehje janë organizuar në fjali urdhërore. Fjalia urdhërore krijon tek njeriu gjendje alarmi dhe jo qetësie si në rastin e fjalisë dëftore. Gjithashtu tregon që i rrituri ka humbur durimin, përton të qetësojë veten dhe të ndihmojë fëmijën të superojë këtë situatë. I rrituri “i bie shkurt”, urdhëron dhe kërcënon.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top