Është fare e thjeshtë të bëni dikë t’ju pëlqejë, të dojë të kalojë më shumë kohë me ju, ose të mos dojë t’ju shikojë sepse i prishni ditën.
Bussines Insider ka përmbledhur disa gjetje të ndryshme shkencore mbi tiparet dhe sjelljet që i bëjnë njerëzit të mos ju pëlqejnë, si në internet ashtu edhe përballë.
Shpërndarja e shumë postimeve në Facebook
Një studim i vitit 2013 ka zbuluar se shpërndarja e gjithçkaje të jetës suaj vazhdimisht nëpër rrjete sociale mund të dëmtojë marrëdhëniet tuaja reale. Njerëzit shpesh bezdisen nga postimet tuaja gjatë gjithë kohës dhe ju krijoni një imazh jo të mirë për veten tuaj.
Pasja e shumë apo shumë pak miqve në Facebook
Një studim i Universitetit Shtetëror të Miçiganit tregon se njerëzit ka të ngjarë ti pëlqejnë më pak njerëzit kur ata kanë shumë ose fare pak miq në rrjete sociale. Duhet një numër miqsh i konsiderueshëm por as i tepruar që të mos krijohet ideja e gabuar pa e njohur dikë.
Postimi i një fotografie ku fytyra juaj mbulon gjithë ekranin
Nëse keni një fotografi në profilin tuaj e cila ka zënë gjithë ekranin, do krijoni një përshtypje jo shumë të mirë për veten tuaj. Hulumtimet nga Instituti i Teknologjisë i Kalifornisë sugjerojnë se fytyrat e fotografuara nga vetëm 45 centimetra – rreth 1.5 metra larg – konsiderohen më pak të besueshme, tërheqëse dhe kompetente sesa fytyrat e fotografuara nga 135 centimetra, rreth 4.5 metra larg.
Kur pyesni dikë për gjithçka pa folur aspak rreth vetes
Kur kërkoni të dini gjithçka për dikë por nuk flisni aspak rreth vetes ju krijoni dyshime te të tjerët. Nëse jeni shumë kurioz dhe dëshironi të dini gjithçka për të tjerët duhet të jeni të hapur ta bëni këtë gjë dhe për veten tuaj.
Kur përfshini figura në e-maile
Kur jeni në një mjedis formal siç është komunikimi nëpërmjet e-mailit ju nuk mund të dërgoni kurrsesi figura që tregojnë afërsi apo ndjenja specifike. Përfshirja e figurave në e-mail do t’ju bënte aspak profesionalë.
Kur keni një emër që mezi shqiptohet
Shtrëngimi i dorës në një mënyrë të vakët
Një studim i Universitetit të Alabama të vitit 2000 zbuloi se njerëzit mund të parashikonin personalitetet e studentëve thjesht nga një shtrëngim duarsh. Në mënyrë të veçantë, intuita të çon se nxënësit me shtrëngime duarsh të forta janë më pozitive, më të shoqërueshëm dhe kanë më pak ankth.
Kur silleni shumë mirë me të gjithë
Ka kuptim logjik, sa më të këndshëm dhe më altruist, aq më shumë njerëz do të donin ty. Por disa studime sugjerojnë ndryshe. Ju nuk mund të jeni gjithmonë të mirë me të gjithë, kështu që shpeshherë njerëzit e tillë konsiderohen si manipulues dhe jo të sinqertë.
Burimi / http://www.scan-tv.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.