Këshilla & Arsye

May 28, 2017 | 8:30

Shmangni lëngjet e frutave për foshnjat

Prindërit duhet të shmangin lëngjet e frutave për foshnjat nën moshën 1 vit, nëse një gjë e tillë nuk këshillohet nga një mjek. Në udhëzimin e fundit të Akademisë Amerikane të Pediatrisë thuhet se lëngjet e frutave nuk kanë asnjë dobi ushqyese dhe mund të dëmtojnë shëndetin e tyre.

fruits-or-juices

Më herët, ky udhëzim përcaktonte që pragu moshor të ishte 6 muaj. Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, AAP e ka shtrirë këtë kornizë kohore. Kërkimet e realizuara kanë dalë në përfundimin se konsumimi i lëngjeve të frutave në 12 muajt e parë të jetës mund të jetë më shumë sesa i dobishëm, i dëmshëm.

Kjo për shkak të sasisë së sheqerit që përmbajnë. Për këtë janë ngritur shqetësime në lidhje me efektet shëndetësore të marrjes së lëngjeve. Një studim i publikuar së fundmi i ka cilësuar lëngjet e frutave si “fajtoret më të mëdha” për problemet me dhëmbët që shfaqen te fëmijët./Panorama

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top