Të jesh nënë dhe të shohësh fëmijën sëmurë është shumë e dhimbshme. Ndërkohë që mjekët gjejnë rrugën më të shkurtër dhe japin ilaç edhe për shqetësimin më të vogël, ne duhet që përpiqemi ta shmangim këtë gjë me çdo kusht.
Pas përdorimit për një kohë të gjatë të antibiotikëve vjen një moment që bakteriet bëhen rezistente edhe ndaj tyre, të cilat shpesh çojnë në sjellje agresive. Madje edhe shurupi kundër kollës mund të shkaktojë probleme të frymëmarrjes. Për të shmangur këtë, përpiquni të gjeni mënyra dhe trajtime natyrale. Kjo gjë vlen për rastet kur nuk është e domosdoshme të merren ilaçe farmaceutike, pasi në rast të kundërt detyrohesh që t’i marrësh.
Këto janë disa receta të provuara dhe që forcojnë sistemin imunitar:
Pastrimi i hundës: shpëlarja e hundës çdo natë sidomos gjatë periudhës së gripit, kjo gjë jo vetëm që largon mikrobet por është një zgjidhje për të mbajtur larg ftohjen e mushkërive.
Suplement Zoganic: Njihet si një antioksidant që forcon sistemin imunitar të fëmijëve, pasi përmban shumë vitaminë C.
Probiotikë për fëmijë: Probiotikët ndihmojnë stimulimin e sistemit imunitar për të punuar me baktere miqësore. Ata kanë enzima të fuqishme, të cilat ndihmojnë në thyerjen e pllakës digjestive dhe rregullojnë ekuilibrin e zorrëve.
Mjaltë BIO: I njohur për pasuritë e tij mjekësore, mjalti përmban një përqendrim më të lartë të methylgloxal, një kompleks që trajton qelizat antibakteriale të trupit.
Shafrani: Shafrani i Indisë ka një aromë të famshme me veti anti-inflamatore. Gjithashtu ai përmban një dozë të mirë të vitaminës B6, e cila ndihmon në forcimin e qelizave imune të trupit.
Pavarësish kësaj, fëmija do ketë periudha që do sëmuret, në raste të tilla përdorni:
Shurup Elderberry: Kjo barishte është e njohur për pasuritë e saj me antioksidantë dhe për të forcuar imunitetin që gjithashtu zvogëlojnë inflamacionin. Është një alternativë e shkëlqyeshme për kollitjen dhe alergjinë.
Vajrat esenciale të gjumit: Këto janë të shkëlqyera për t’u përdorur për çdo sëmundje të vogël sepse vajrat esenciale qetësojnë dhe ndihmojnë fëmijën tuaj për të fjetur.
Lëpirëse qetësuese: Këto janë një alternativë argëtuese që edhe fëmijët kënaqen! Këto janë organike dhe përmbajnë mjaltë për të ndihmuar qetësimin e fëmijëve kur ata janë duke kollitur gjithë natën.
Uthull molle: Ky është një ilaç i madh që ndihmon në uljen e temperaturës. Thjesht hidhni pak në një pecetë dhe vendoseni në ballin e fëmijës suaj.
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi /www.popsugar.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.