Këshilla & Arsye

September 30, 2017 | 8:00

Shmangni zakonet që dëmtojnë trurin

Truri është organi që është përgjegjës për të gjitha funksionet e trupit, kështu që duhet të siguroheni që ta mbani atë të sigurt dhe të mbrojtur. Ka zakone të përditshme që kanë një efekt të dëmshëm në trurin tonë. Këtu është një listë e zakoneve të përditshme që dëmtojnë trurin.

1

1- Të qenit i mërzitur

Truri ka nevojë për stimulim për të ruajtur shëndetin e tij. Neuroplasticiteti është aftësia për të menduar dhe për të mësuar gjëra të ndryshme, është gjithashtu aftësia për të ruajtur kujtimet dhe për të krijuar lidhje të reja, mungesa e stimulimit intelektual për trurin do të shkaktojë atrofi.

2- Shmangia e mëngjesit

Një studim i kryer në Japoni pohon se ata që zakonisht shmangin mëngjesin kanë 30% më shumë gjasa të vuajnë nga hemoragjia e trurit, sesa ata që nuk e bëjnë këtë. Shmangia e mëngjesit ngadalëson metabolizmin dhe nuk mendoni qartë, duke mos siguruar ushqyes për trurin tuaj.

3- Telefonat celularë

Rrezatimet që vijnë nga telefonat celularë dëmtojnë qelizat e trupit, duke përfshirë qelizat e trurit. Mbajeni larg telefonin kur flini dhe kufizoni telefonin pranë kokës, përdorni kufje kur flisni.

4- Ngrënia me tepri

Mbingrënia mund të shkaktojë obezitet dhe shpesh njerëzit që janë mbipeshë konsumojnë ushqime që kanë nivele të ulëta në ushqyes. Obeziteti është i lidhur me vëllimin e ulët të trurit dhe çmendurinë.

5- Shmangia sociale

Duke qenë një individ social mbroni trurin tuaj në shumë aspekte, kur komunikoni me gojë, aktivizoni dhe ushtroni pjesë të ndryshme të trurit, edhe depresioni dhe ankthi që ndikojnë në shëndetin mendor shpesh shkaktohen nga mungesa e ndërveprimit social.

6 – Mungesa e gjumit

Vlera e kohëzgjatjes së rregullt, të përshtatshme dhe cilësore e gjumit është e njohur për përfitimet e saj shëndetësore. Mungesa e gjumit rrit rrezikun e shumë sëmundjeve, duke përfshirë ato neurodegjenerative.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top