Këshilla & Arsye

May 10, 2017 | 10:23

“Shoqëruesja”, një komedi mbi formalitetin shoqëror

Për politikanët në mbarë botën ka vetëm një rregull: kur je në pushtet, mos thuaj po ato që thoshe kur ishe në opozitë…

Lexuesi shqiptar e ka mjaft mirë parasysh se kur përmend emrin e John Galsworthy, atë e lidh me një botim të kahershëm, por të stërnjohur siç është Saga e Forsajtëve. Gjuha dhe narracioni i tij letrar mund të shquhet shpejt, falë mjeshtërisë së tij letrare, por edhe stilit ironik që e përfaqëson. Britaniku Galsworthy nuk mund assesi ta linte me kaq një histori sa intriguese po aq dhe tërheqëse që vinte nga rrënjët e një familjeje të madhe. Madje ai i kushtoi tërë jetën kësaj vepre madhore.

pegiNatyrisht që bibliotekës personale të lexuesit ndjekës të John Galsworthy, nuk mund t’i mungojë as romani më i ri, pjesë e serisë së Forsajtëve, i pari i trilogjisë së tretë, histori që përqendrohet mbi familjen Çerrëll, kushërinj të këtyre të parëve. Shtëpia botuese Pegi e sjell kaq pranë lexuesit shqiptar falë përkthimit dinjitoz të Anxhela Çikopanos.

“Shoqëruesja” ka në thelb një temë të thjeshtë, atë të të drejtave të individit, e sidomos të një gruaje, për të jetuar e dashuruar. Ky është romani i shtatë i serisë “Kronikat e Forsajtëve”, e cila përbëhet nga tri trilogji mbi Forsajtët dhe familjet e lidhura me ta. Trilogjia e tretë, “Kapitulli i fundmë”, ndjek familjen Çerëll dhe “Shoqëruesja” është romani i parë i kësaj trilogjie. Në qendër të librit është një vajzë e re, Dini, rreth së cilës, përveç frymës së një moderniteti të ri dhe gjithëpërfshirës, vërtiten histori dashurie.

Përqendrimi te familja Çerëll ka sjellë një frymëmarrje të re dhe freski, një ritëm të ri, aq sa trilogjia është tejet e këndshme. Vijojnë të spikasin karakteret e femrave të forta, të mprehta e gjuhëshkathëta, por edhe stili ironik i autorit nobelist anglez, që jo rrallë të bën të vësh buzën në gaz, edhe kur nuk do.

Foto ilustruese nga filmi me të njëjtin titull

Foto ilustruese nga filmi me të njëjtin titull

Në vitin 1932, çmimi Nobel për Letërsinë iu dha John Galsworthy-t “për madhështinë e artit të tij të rrëfimit, i cili arrin formën më të dëlirë në Sagën e Forsajtëve”.

Kritika sipas The New York Times, e ka cilësuar romanin “Shoqëruesja” si satirë shoqërore e përmasave epike… një komedi e tërë mbi formalitetin shoqëror, bindëse si në besnikërinë e saj ndaj jetës dhe si vepër arti. Ndërsa Heavenali shkruan se “histori të tilla John Galsworthy i shkruan në mënyrë të shkëlqyer; romancat e trazuara, rastet gjyqësore dhe skandalet e vendosura në mesin e klasave të larta angleze janë një territor i njohur për të.

Autori

john-galsworthyJohn Galsworthy (1867 – 1933) ishte një shkrimtar dhe dramaturg anglez, veprat më të njohura të të cilit janë “Saga e Forsajtëve”, “Një komedi moderne” dhe “Kapitulli i fundmë”. Ai fitoi çmimin Nobel për letërsi në vitin 1932. Përveç statusit të tij letrar, Galsworthy ishte gjithashtu një aktivist i njohur, për çështje të tilla si mbrojtja e të drejtave të grave, reforma e burgjeve dhe mbrojtja e kafshëve. Galsworthy ka qenë kryetari i PEN, një organizatë që nxit bashkëpunimin ndërkombëtar përmes letërsisë.

 

 

 

 

 

pegi

Titulli: Kronikat e Forsajtëve – Shoqëruesja

Autori: John Galsworthy

Shqipëroi: Anxhela Çikopano (Hoxha)

Gjinia: Roman

Shtëpia botuese: PEGI

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top