Një shoqe pune dhe mike më ka zhgënjyer. Kur mora lejen e lindjes, ajo bëri gjithçka, pa dijeninë time, në mënyrë që të më zinte vendin e punës. A duhet të flas me të e ta pyes se, pse e ka bërë?
Përgjigjie: Meqë e ke trajtuar si një mike, është normale të provosh ndjenjat e të qenit e tradhtuar. Nëse ka qenë thjesht një kolege, është tjetër gjë: edhe pse me vështirësi, do ta kishit pranuar sjelljen e saj, duke e parë edhe vetë se mjediset e punës janë zakonisht konkurruese. Por, nga një mikeshë presim besnikëri dhe sinqeritet. E megjithatë, edhe në një rast si ky të mos e shprehësh zhgënjimin, do të ishte joproduktive: do të rikrijonte një rreth vicioz nga të pathënat e dëmshme.
Për të dyja. Më mirë t’i thuash se çfarë ndjen dhe t’ia bësh gjërat të qarta.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.