Mirëqenie

September 29, 2018 | 10:22

Shpejtësia ideale e ecjes për të mbajtur trupin në formë

Ecja është një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur trupin në formë, praktike dhe pa asnjë kosto. Por lind menjëherë një pyetje: sa shpejt duhet të ecim që të jetë një stërvitje vërtet e efektshme? Përgjigjja është e thjeshtë: me një ritëm të shpejtë, që do të thotë se ndërsa ju ecni, ju keni frymën e nevojshme për të folur, por jo për të kënduar.

Për të përmirësuar më mirë shpejtësinë që duhet të keni gjatë ecjes, ‘British Journal of Sports Medicine’ ka dhënë udhëzime praktike sesi të përshtatni ritmin tuaj bazuar në një tregues të thjeshtë dhe brenda mundësive të secilit: numrin e hapave në minutë.

Për të qenë në gjendje të përcaktoni numrin e duhur të hapave në minutë, u mor në konsideratë hulumtimi më i rëndësishëm i kryer me qindra burra dhe gra me indeks të ndryshëm të masës trupore. Ekspertët përfunduan se, për të siguruar një aktivitet me intensitet të moderuar, ritmi i ecjes për një të rritur nuk duhet të bjerë nën 100 hapa në minutë.

Në praktikë kjo do të thotë që ju duhet të numëroni hapat e bëra në 10 sekonda dhe shumëzoni numrin me gjashtë: rezultati duhet të jetë mbi 100. Për një aktivitet të fuqishëm, studimet sugjerojnë, në vend të kësaj, një ritëm prej 130 hapa në minutë. Ne duhet të marrim parasysh se përgjithësisht, në jetën e përditshme, ecet me shpejtësi më të ulët: rritja e shpejtësisë së ecjes është mënyra më e mirë për të mbajtur trupin në formë pa shumë përpjekje.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top