“Dy martohen, njëqind tërbohen”, është shprehja shqiptare që reflekton më së miri rezultatet e studimit të mëposhtëm. Në vitet e fundit organizimi i martesës është bërë biznes i vërtetë. Shpenzimet që duhet të bëjë çifti për këtë ditë të shënuar janë me të vërtetë shumë të kripura.
Pas vendimit për martesë fillon organizimi i ritit, zgjedhja e restorantit, muaji i mjaltit dhe çdo gjë që ka lidhje me këtë ditë.
Në të dhënat e fundit të botuara nga Departamenti për Popullsinë në SHBA, listohen shtetet e botës në bazë të sasisë së shpenzimeve që bëjnë për ceremoninë e dasmës.
Sipas hartës së mëposhtme, shpenzimet më të larta për dasma bëhen në vendet e Lindjes së Mesme si dhe në shtetet post-komuniste.
Për sa i përket Europës, Shqipëria renditet e katërta me koeficient 8.9, duke lënë pas edhe Turqinë që e ka koeficientin 8. Shtetet që shpenzojnë më tepër në kontinentin tonë janë Azerbajxhani dhe Bjellorusia.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.