Aktualitet

September 22, 2022 | 9:31

Shpërthejnë protestat në Iran / Gratë djegin shamitë dhe presin flokët në mes të vendit, në nder të 22 vjeçares

Ngjarja tragjike e 22-vjeçares, Mahsa Amini, e cila ndërroi jetë pas dhunës së ushtruar nga policia vetëm nuk “kishte respektuar rregullat e veshjes” kanë zemëruar dhe rebeluar gjithë popullin iranian, por veçanërisht gratë. Këto të fundit kanë vendosur ta tregojnë rebelimin e tyre në çdo lloj forme protestimi.

Shumë prej tyre janë parë teksa djegin hixhabin (mbulesën që vendosin në kokë) në disa qytete dhe fshatra të vendit. Ndërkohë, sipas CNN, 5 të tjerë janë vrarë nga forcat iraniane gjatë protestave të orëve të fundit.

Hengaë Organization for Human Rights, një organizatë norvegjeze që mbron të drejtat e njeriut kundër dhunës në vend deklaroi se 5 njerëz janë qëlluar barbarisht gjatë demostratave në ditët e fundit. Sipas tyre, 74 të tjerë janë plagosur vetëm në fundjavë në qytete të ndryshme të vendit.

Nga ana tjetër, autoritetet e Tehranit akuzojnë protestuesit se kanë sulmuar policinë dhe kanë shkatërruar pronën publike me qëllim për të shkaktuar trazira në vend. Kryengritja e njerëzve, specifikisht grave iraniane u bë në emër të Mahsa Amini, e cila ndërroi jetë në spital pasi kaloi 3 ditë në koma. Ajo u akuzua nga policia se theu ligjin që i kërkon grave të mbulojnë flokët me hixhab ose shall dhe këmbët e duart e tyre me rroba të gjata.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top