Mirëqenie

October 10, 2016 | 10:49

Shpëto nga dhimbjet

Ashtu si me çdo sëmundje tjetër, pushimi dhe reduktimi i stresit mund të ndihmojnë në eleminimin e dhimbjeve menstruale. Gjithashtu, ngrohja është e mirë për ju, një banjë freskuese ose një kompresë e ngrohtë në bark.

Por simptomat mund të lehtësohen edhe me ndihmën e një diete të menduar mirë. Çfarë ju duhet të hani për lehtësimin e dhimbjeve menstruale:

Makarona

Një nga teoritë e pranuara nga mjekët është që mangësia e magnezit shkakton dhimbje menstruale. Prandaj, rekomandohet që para dhe gjatë menstruacioneve të hani ushqime të pasura me magnez. Këto përfshijnë drithërat, të tilla si makarona, dhe perime jeshile, fasule ose bizele, spinaq, marule, hithra.

Çajra

Ka një numër çajrash shumë efektivë. Për shembull, çaj i bërë nga trumzë dhe borzilok. Yarrow një bimë Euroaziatike është gjithashtu efektive. Ato reduktojnë dhimbjet, dhe rregullojnë frekuencën dhe kohëzgjatjen e menstruacioneve.

Vitamina

Një studim i kohëve të fundit i specialistëve amerikanë rekomandon marrjen shtesë të kalciumit me vitaminë D dhe rreziku nga dhimbje menstruale përgjysmohet. Burimet natyrore të vitaminës D janë produktet e qumështit, të verdhat e vezëve, ton, sardelet, salmon.

Kompresë e nxehtë

Aplikoni në një peshqir që e keni ngrohur nga hekurosja disa pika vaj rigon, limoni, borziloku dhe dhimbja do të jetë më pak intensive. Ju gjithashtu mund të përdorni shishe të mbushura me ujë të nxehtë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top