Lifestyle

October 19, 2018 | 13:18

Shpiket ‘lavatriçja e udhëtimit’ që mund ta merrni kudo. Ja se si funksionon..

Quhet Dolfi dhe është e ashtuquajtura “lavatriçe portative” dhe që do të revolucionojë botën e lavanderisë. Mund ta fusni në një qese dhe në sajë të teknologjisë me ultratinguj ajo arrin të pastrojë pëlhurat pa i dëmtuar ato: kjo është mënyra se si funksionon.

Shpesh udhëtoni për punë dhe e gjeni veten jashtë shtëpisë, aq sa nuk mund të bëni kurrë pa një makinë larëse? Nëse jeni të lodhur nga shpenzimi i parave në lavanderi, tashmë ka ardhur zgjidhja ideale. Ajo quhet Dolfi dhe është një “makinë larëse për udhëtim” që gjithmonë mund ta merrni me vete edhe brenda çantës. Është e vogël, inovative dhe ju lejon të arrini rezultate sensacionale: kjo është teknologjia që ju lejon të hiqni lehtë njollat nga veshja.

Si funksionon Dolfi?

Dolfi ose e njohur ndryshe si “makina larëse portative” që merret kudo, në mënyrë që t’i lejojnë të gjithë të lajnë rrobat kudo ku ata janë. Andrea Fangueiro, themeluesi i firmës holandeze Studio Lata, krijoi këtë teknologji super-inovative për t’i thënë lamtumirë larjes me dorë.

Thjesht vendosni pajisjen brenda lavamanit të mbushur me ujë dhe, falë një teknologjie me ultratinguj, sapo kjo të aktivizohet do të jetë në gjendje të pastrojë pëlhurat pa i dëmtuar ato, duke hequr edhe njollat më të vështira. Koha për një cikël të plotë larjeje është 60 minuta, por rezultatet do të jenë me të vërtetë mbresëlënëse, kështu që do të jetë praktikisht e pamundur të shihet një këmishë apo një veshje ende e ndotur. 

Sa kushton? 

Vetëm 189 dollarë, ose rreth 163 euro, dhe mund të blihen në faqen zyrtare të kompanisë. Sigurisht që “lavatriçja e udhëtimit” do të jetë e dashur nga të gjithë dashamirësit e kampeve dhe nga të gjithë ata që udhëtojnë për punë dhe të cilët janë të lodhur nga mbushja e valixheve të tyre me rroba rezervë. Nga ky moment, mund t’i thoni lamtumirë lavanderisë dhe larjes së rrobave me dorë.

 

Burimi / donna.fanpage.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top