Marrëdhënie

June 10, 2019 | 13:23

Shpirti binjak, kur mosha e shpirtit merr rëndësi më shumë se mosha në vite

 

Ajo që po ju paraqesim sot është një tekst i shfaqur në një faqe elektronike të zemrave të vetmuara, një vend i mbushur me njoftime që marrin formën e projeksioneve të largëta të asaj që ne duam të dukemi, se sa përshkrimet besnike të asaj që jemi. Megjithatë, nuk është e pazakontë të hasim njerëz që heqin dorë nga dukja në favor të të qenit, dhe nuk kanë frikë ta shfaqin atë. Dhe kur kjo ndodh, në fjalët e tyre ka gjurmë të qarta të esencës së tyre. Ashtu si në rastin e kësaj vajze të huaj, e cila në kërkim të shpirtit binjak, publikoi këtë lajmërim emocionues:

1

Kush jam:

Qetësisht mund ta quaj veten një person të lumtur. Kjo jo për shkak se kam arritur qëllime të veçanta apo për shkak se të gjitha ëndrrat e mia janë bërë realitet. Por thjesht sepse e kuptova se nuk kishte asnjë qëllim tjetër dhe ëndërr më të rëndësishme sesa ajo që më ofronte ekzistenca e përditshme. Unë e dua shumë jetën time dhe e dua thellësisht botën. Ekzistenca më ka mbushur me gëzim, një gëzim që tani jam në gjendje t’u jap edhe të tjerëve.

Mos më merrni për naive apo ëndërrimtare, thjesht besoj në dashuri. Edhe tek ajo me shikim të parë. Sepse dashuria herët a vonë vjen tek të gjithë, dhe kur ndodh, arrin të na bëjë të bëjmë gjëra të çmendura. Ndonjëherë dashuria zgjedh rrugët konvencionale, herë të tjera vjen me mënyra më të shtrembëruara apo të pakuptueshme, por në një mënyrë ose në tjetrën gjithmonë e di se si të shfaqet. Vetëm duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje. Kurrë nuk kam qenë shumë e prirur të fyej veten lehtë, dhe për një kohë tani as nuk e ofendoj më veten time.

Me kalimin e kohës kam mësuar të fal, e cila nuk është e njëjtë si të fluturosh ose ta mbash, por të kesh një kuptim më të thellë të tjetrit, dhe mbi të gjitha të vetes. Me kalimin e kohës, kam mësuar gjithashtu të qëndroj mënjanë kur çasti e kërkon, dhe të rishfaqem kur kam nevojë për të. Gjithmonë gjej një arsye për një buzëqeshje, madje edhe aty ku duket se mungon.

Çfarë kërkoj:

Jam këtu për të gjetur një person që të më dojë ashtu siç jam, që nuk dëshiron të më ndryshojë, sepse nuk do të përpiqem ta ndryshoj atë. Një herë e një kohë luaja për të imagjinuar shpirtin binjak, dhe dëshiroja ardhjen e një personi me një zemër të butë, që dinte të donte familjen e tij, që në të njëjtën kohë të ishte i aftë. Në këto vite, megjithatë, kam kuptuar se ajo që dëshiroj nuk përputhet gjithmonë me atë që është më e mira për mua.

Prandaj nuk dua të njoh ose të imagjinoj ngjyrën e syve të tij, lartësinë, profesionin dhe emrin e tij: a janë këto detaje aq të rëndësishme? A munden njerëzit ta duan dikë dhe të jetojnë së bashku në bazë të këtij informacioni apo pritshmërive të tjera? Me të vërtetë nuk mendoj kështu. Dhe nuk më intereson as të di moshën e tij, sepse askush nuk mund të dijë moshën e shpirtit të personit që ka përballë.

Nuk ka rëndësi nëse kemi interesa të përbashkëta, sepse jam e sigurt se do të jemi në gjendje të krijojmë së bashku të përbashkëta të reja. Dhe nuk ka rëndësi së fundi, nëse jemi shumë të ndryshëm mes nesh, sepse në realitet kemi gjetur diçka që na bashkon: jemi të dy këtu për të njëjtën arsye.

 

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi: lospiritoinfantile.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top