T’ia dalësh të takosh shpirtin binjak nuk është gjithmonë një rrugë e thjeshtë. Por pikërisht, falë vështirësive, krizave dhe pengesave që hasim përgjatë rrugës sonë, arrijmë në këtë takim. Gati për ta njohur, për ta mirëpritur, për ta dashur.
Nga Elena BERNABE, shkrimtare
Ka nga ata që ia dalin vetëm pas një jete të tërë, nga ata që refuzojnë për një kohë të gjatë, nga ata që përballen me të pa bërë asgjë tjetër. Të gjithë kanë mënyrën e tyre shumë individuale për ta takuar. Asgjë nuk është e gabuar, asgjë nuk është e drejtë: të gjitha janë perfekte për kë i jeton. Të gjitha janë perfekte për historinë e jetës tonë: shpirti ynë e di se çfarë na duhet për t’u zgjuar, për të zgjuar forcën tonë të brendshme, për t’u përgatitur për këtë takim dashurie.
Shpirti binjak dhe tiparet e tij
Shpirti Binjak mund të ketë tipare të ndryshme: mund të jetë një mik, mikeshë, një partner por edhe një fëmijë ose një person i takuar rastësisht. Në të gjitha këto raste nuk është ashtu siç mendojmë, një figurë e ngjashme me ne, e cila përmbush pritshmëritë tona, që mbush boshllëqet tona. Përkundrazi, është një dashuri e vërtetë, e matur, që na vë në krizë, që prek pikat tona më të vështira, që na detyron të zhytemi në thellësitë e brendësisë sonë. Me këtë shpirt, fillojmë një udhëtim me shumë pasuri të brendshme, për të dy ne. Përballemi me sprova, ndarje dhe kriza që na çojnë gjithnjë e më shumë brenda nesh. Është e lehtë të njohësh Shpirtin Binjak, sepse me këtë person ekziston një mirëkuptim i menjëhershëm, flasim me njëri-tjetrin me vështrime dhe heshtje, ndiejmë lirinë dhe dëshirën për të qenë plotësisht vetvetja, krijojmë një marrëdhënie respekti reciprok, sinqeritet autentik, dashuri të pakushtëzuar, dëgjim të vërtetë. Kjo nuk do të thotë që marrëdhënia është e gjitha rozë dhe lule, por që edhe në vështirësi ekziston ende një mundësi për rritje, një ftesë për t ’u parë brenda, për besim të ndërsjellë. Nuk është e mundur të detyrosh një person të jetë shpirti binjak: është një ngjarje e natyrshme, e rrjedhshme, pa mundim. Thuhet se është një marrëdhënie që përsëritet në jetën e ndryshme që jetojmë, se detyra jonë është pikërisht ajo e njohjes së shpirtit tonë binjak nën maskat e ndryshme në çdo ekzistencë. Të jemi në gjendje ta pasurojmë gjithnjë e më shumë, të zgjidhim nyjet akoma për t’u përballur, të evoluojmë së bashku.
Si të gjesh shpirtin binjak?
Gjatë jetës, mund të takoni shumë shpirtra binjakë, shumë njerëz me të cilët krijohet një marrëdhënie harmonie e thellë dhe e vërtetë. Zakonisht flasim për një shpirt binjak të destinuar, siç mund të jetë një partner, sepse dashuria romantike midis dy njerëzve është më e pasionuara, më pikantja, ajo që i bën zemrat të rrahin nëpër botë. Mbi të gjitha, dashuria është një dhe ajo përhapet në të gjithë botën me shumë manifestime. Varet nga ne se sa jemi në gjendje ta shohim, ta mirëpresim dhe ta mbajmë. Shpirti binjak nuk mund të futet në kafaze përkufizimesh, në një listë karakteristikash, në sjellje ose veprime: është një ndjesi, një kujtim antik, perceptim i diçkaje që kemi provuar tashmë. Është vëzhgimi i personit ndërsa ecën, dhe të dashurosh atë hap shumë të veçantë, të njohur në mes të një mijë e më shumë njerëzve; njeh hijet e tij më të errëta dhe nuk i konsideron defekte; është të marrësh frymë aromën e lëkurës dhe ta konsiderosh atë si aroma më e mrekullueshme. Është diçka që na tërheq si magnet, që na zgjon nga përtacia, që na bën të udhëtojmë midis botëve, që bën që gjithçka rreth nesh të zhduket kur jemi në shoqërinë e tij. Por është gjithashtu dhimbje, përkushtim, lot dhe humbje e ekuilibrit tonë të brendshëm. Të gjithë për të na sjellë në qendër. Nga vetvetja.
Përgatiti: Elena BERNABE | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 167
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.