Në fokus

September 3, 2018 | 12:19

Shpjegimi shkencor: Ja pse muzika ju rrëqeth

A jeni rrëqethur ndonjëherë  gjatë dëgjimit të disa këngëve të caktuara? Një studim i kohëve të fundit ka treguar se ata që rrëqethen gjatë dëgjimit të muzikës, mund të kenë një strukturë truri ndryshe nga të tjerët. Matthew Sachs, një student i Universitetit të Harvardit, kreu një eksperiment të botuar nga Oxford Academic, dedikuar reagimeve të trurit njerëzor të stimuluar nga muzika.

Në një mostër prej njëzet studentësh, gjysma pranoi se ishin rrëqethur kur kishin dëgjuar disa melodi dhe pjesa tjetër nuk kishin përjetuar ndonjë reagim fizik.

Rezultatet

Falë analizës së rezultateve është treguar se ata që reagojnë emocionalisht ose fizikisht ndaj muzikës kanë një strukturë truri të ndryshme nga ata që nuk përjetojnë asgjë.

Sachs ka zbuluar se ata që reagojnë ndaj melodisë kanë një vëllim më të madh të fibrave që lidhen me zonat emocionale të trurit dhe ata që nuk reagojnë kanë shumë më pak.

Vlerësimi i këndshëm i muzikës është i lidhur me funksionimin më të madh të në tru të lidhjeve midis fibrave të dëgjimit dhe sistemit të shpërblimit. Në bazë të këtyre rezultateve, del se lidhja strukturore midis dy qarqeve shkakton përgjigje fizike të dukshme kur dëgjojmë muzikë.

Rezultati i studimit, tregon një lidhje të ngushtë midis formës së trurit të njeriut dhe rrëqethjes që shfaqet në krahë kur dëgjoni këngë ose melodi të veçanta.

 

Burimi / http://www.lopsicologodelrock.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top