Këshilla & Arsye

June 20, 2018 | 8:15

Shprehjet që ju bëjnë të reagoni ndryshe kur fëmija sillet keq

Dera e frigoriferit ishte e hapur. Fëmija im kishte nxjerrë çdo shishe me ujë dhe çaj dhe i kishte hedhur ato në dyshemenë e kuzhinës. E gjithë kjo ndodhi në pak minuta, kur unë shkova në tualet.

Sapo hyra në kuzhinë dhe e pashë gjithë këtë rrëmujë, e dija se kisha dy zgjedhje. Ose do e shikoja veprimin e fëmijës tim si shumë të keq, ose do përpiqesha të gjeja të mirën e gjithë kësaj.

Mënyra sesi unë do e shikoja situatën, do të ndikonte në reagimin tim.

Gjatë viteve, fëmijët e mi më kanë dhënë shumë mundësi për të bërë këto lloj zgjedhjesh. Sa herë që zgjidhja të shihja më të mirën, sido që të ishte sjellja e tyre në ato momente, këto zgjedhje më ndihmonin të reagoja dhe t’i korrigjoja ata me më shumë dashuri, butësi dhe pozitivitet.

Duke parë më të mirën te fëmijët do të thotë se po mundohesh t’u japësh atyre më të mirën dhe po i trajton me respektin dhe mirësinë që meritojnë.

Nëse shohim anën negative, qëndrimi ynë do të jetë “kundër’ fëmijëve, gjë që nuk ndihmon aspak edukimin e tyre. Kuptimi i zhvillimit të trurit të fëmijës tuaj është çelësi për të ndryshuar gjuhën tuaj dhe mënyrën sesi e shihni sjelljen e tyre.

Këtu janë 8 shembuj se si ta ndryshoni të menduarin në mënyrë që të shihni më të mirën te fëmijët tuaj:

  1. “Po sillet në mënyrë të tmerrshme”.

Provoni të mendoni: “Po kalon kufijtë e vetë”.

  1. “Po teston durimin tim”.

Provoni të mendoni: “Fëmija im po bën çmos për të përmbushur nevojat e tij/saj”.

  1. “Po përpiqet të tërheqë vëmendjen”.

Provoni të mendoni: “Ka nevojë për praninë time tani.”

  1. “Është shumë dramatike!”

Provoni të mendoni: “Është shumë e ndjeshme dhe ka nevojë për ndihmën time”.

  1. “Nuk do të dëgjojë një gjë që unë them!”

Provoni të mendoni: “Unë do të ndryshoj mënyrën si i flas, që të më dëgjojë e të më kushtojë vëmendje”.

  1. “Sot është shumë e/i zymtë”.

Provoni të mendoni: “Po përpiqet të komunikojë nevojat e saj/tij dhe ajo është i/e shqetësuar”.

  1. “Sot është shumë e vështirë”.

Provoni të mendoni: “Po kalon një ditë të vështirë, si mund ta ndihmoj?”

  1. “Nuk mund të ulet as pesë minuta!”

Provoni të mendoni: “Është plot energji dhe gëzim!”

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top