Në fokus

July 8, 2017 | 8:15

Shpresat & ëndrrat

Të shpresosh, do të thotë të luftosh deri në fund dhe të arrish atë që dëshiron. Shumë njerëz nuk kanë vetëbesim dhe humbasin shpresat e tyre për t’i arritur ëndrrat.

1

Nga Visar Kukaqi Publicist

Nga Visar Kukaqi
Publicist

Në jetë njeriu ka shumë ëndrra, por jo të gjitha mund të realizohen. Të hedhësh hapat e parë, duhet të jesh i vetëdijshëm që do të ballafaqohesh me: sfidat, zhgënjime dhe shumë pengesa të tjera. Por është shpresa ajo që të jep guxim për të arritur ëndrrën dhe të vazhdosh ato hapat e parë! Rruga
për të arritur cakun e jetës është sikurse një rrugë e thjeshtë që ka gurë, por duhet të vendosësh se çfarë do të bësh me ato gurë, të ndërtosh një urë
për të kaluar sfidën apo një mur në mes të rrugës që do të të ndërpresë. Nëse gjatë udhëtimit tënd përballesh me humbjen e shpresës, atëherë humbja e shpresës do të jetë më e rëndë se humbja e një të vërtete! Asnjëherë mos e humb shpresën, sepse shpresa ndriçon atëherë kur ti ke humbur besimin në vete, por s’do të thotë që gjithnjë të ndizet drita
e shpresës. Në rrugën tënde ndonjëherë duhet ta ndezësh vetë atë dritë. Ëndrrat, që i dëshiron  
njeriu, nuk vijnë asnjëherë! Jo, nuk është e vërtet,
mjafton të kesh besim dhe shpresë! Asnjëherë mos e humb shpresën, sepse kur je me Zotin, asgjë nuk është e pamundur!

Mos u dorëzo!

Një det s’mund të qëndrojë i qetë asnjëherë. Gjithnjë do të ketë dallgë, erëra të forta, shi të egër, ku deti do të përpijë shumë njerëz e shumë anije do të përmbyten. Kështu është dhe jeta. Do përmbytesh po u dorëzove! Por, po dite të notosh në sfidat që do goditesh, do të mbërrish në breg si
fitimtar.

Deti dhe jeta të bëjnë ta shijosh kripën. Një proverb anglez thotë: Deti i qetë nuk të bën marinar të aftë”. Prandaj, edhe po u trazua jeta jote, ti mos lejo të përmbytesh. Shtrëngo dhëmbët, lufto dhe qaj gjithë “detin” me shpresë, se sa më shumë sfida të fitosh aq më shumë ke për t’u krenuar me veten dhe të tjerët do të krenohen e do mësohen të “notojnë” prej teje. Edhe po u zhyte në thellësinë më të madhe të detit, mos i mbyll sytë! Vazhdo ta mbash frymën, sepse sipër teje është drita e diellit. Lumturinë e betejës me sfidë, mund ta vësh re vetëm atëherë u tregon të tjerëve se si luftove me dallgët e
ashpra dhe mbërrite bregun, sepse duke treguar, do të ndjesh lumturinë. Kur ti noton, krahëve të tu u jep forcë, kështu që jepi forcë vetes të notosh me jetën, në qoftë se dëshiron ta shijosh kënaqësinë e momentit kur ti ngre kokën mbi det dhe merr frymë lirshëm. Ka dallime kur e lejon ujin që të të dërgojë aty ku ai dëshiron me rrjedhën e tij dhe mes tij, të mbërrish atë sipërfaqe të tokës, duke notuar. Por, nëse lejon që uji të të përplasë me dallgë të forta, do të zhytesh pa mundur të dalësh mbi ujë. Pra, ji i gatshëm të notosh deri te qëllimi yt, i mbushur me llojin e oksigjeneve të ashtuquajtur: guxim dhe vetëbesim

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top