Është zbuluar një ilaç i ri, që mund të përfaqësojë një kurë premtuese për format më të përhapura të autizmit.
Ai është quajtur “nitrosinaptina” dhe në testet e bërë tek minjtë me këtë sëmundje ka rivendosur funksionimin e duhur të neuroneve dhe ka çuar në normalizimin e anomalive të trurit të sëmurë.
Studimi është rezultat i një bashkëpunimi të disa institucioneve kërkimore dhe u drejtua nga Stuart Lipton, i institutit kërkimor ”Scripps”, në La Jolla (Kaliforni).
Së shpejti mund të fillohen provat klinike për të testuar nitrosinaptinën te pacientët e parë. Rezultatet e këtij studimi do të publikohen në revistën ”Nature Communications”.
“Ne mendojmë se ky ilaç mund të jetë efektiv kundër formave të shumta të autizmit,” thotë Lipton.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.