Libri autobiografik i autores Taisa Pisha është një pasqyrim i realitetit të kampit komunist në gjysmën e dytë të shekullit XX.
E lindur në Bashkimin Sovjetik bolshevik e kaloi fëmijërinë dhe rininë e përfshirë në zjarrin e Luftës së Dytë Botërorë, që u përhap në të gjithë Europën.
Në fillim të viteve ’50 vazhdoi studimet në Universitetin e Moskës, ku u njoh me studentin shqiptar, Gaqo Pisha.
Në vazhdim jeta e hodhi në anën tjetër të kampit komunist, në Shqipërinë socialiste, ku përjetoi ngjarjet e stuhishme të viteve ’60-’70 të shekullit të kaluar. Mbi fatin e saj u luajtën të gjitha makinacionet e regjimit komunist, prerja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, izolimi i Shqipërisë nga bota e jashme, terrori i kuq i viteve ’70, burgjet dhe kampet komuniste.
Autobiografia e Taisës na bën të hedhim përsëri vështrimin nga vitet e territ komunist tek tragjeditë e kombit dhe të njerëzve të veçantë.
Ndjenja e respektit dhe dashurisë për njerëzit që e rrethojnë, forca e madhe shpirtërore për të mbrojtur të drejtën e saj, e bëjnë librin sa tërheqës aq dhe emocionues.
Titulli: Shpresuam dhe mbijetuam
Autore: Taisa Pisha Batkina
Gjinia: Autobiografi
Shtëpia Botuese: OMSCA-1
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.