Në fokus

September 17, 2018 | 9:19

Shqetësimi i fëmijëve është normal apo diçka serioze? Ja si mund t’i ndihmoni…

Çdo prind e ka hasur këtë situatë. Fëmija juaj nuk duket vetvetja për disa ditë. Ata nuk duan të dalin apo të shohin miqtë e tyre dhe gjithë çfarë duan të bëjnë është të qëndrojnë në shtëpi.

A është kjo një pjesë normale e fëmijërisë – përpiqesh të kujtohesh si ke qenë në moshën e tyre – apo është shenja e diçkaje më serioze? Të qenit i shqetësuar është i kuptueshëm. Ne të gjithë shqetësohemi për mirëqenien emocionale të fëmijëve tanë – është e natyrshme që ne duam që ata të jenë të lumtur dhe të ndihen të sigurt.

Por fatkeqësisht, numri i fëmijëve që vuajnë nga probleme serioze të shëndetit mendor, si ankthi dhe depresioni, po rritet në Britani të Madhe, ashtu si edhe numri i të rinjve që dëmtojnë vetveten ose zhvillimi i çrregullimeve të ngrënies.

Në të vërtetë, një hulumtim i ri, i pavarur, i autorizuar nga Nestle në bashkëpunim me grupin Daily Mail ka gjetur se gjysma e të gjithë prindërve të anketuar kanë pasur përvojë të fëmijëve të tyre që luftojnë me shëndetin e tyre mendor ose mirëqenien emocionale.

Në total, 13% kishin fëmijë që kishin vuajtur nga ankthi dhe 7% nga depresioni. Më shumë se 12% kishin vetëbesim të ulët, 6% kishin probleme me peshën ose çrregullime të ngrënies dhe 16% kishin qenë viktimë e bullizmit.

Dr. Nihara Krause, shefe ekzekutive për shëndetin mendor, thotë: “Ka një numër gjithnjë e më të madh të fëmijëve që paraqesin probleme të shëndetit mendor. Unë mendoj se prindërit duhet të dinë se çfarë hapash mund të ndërmarrin për t’u kujdesur për shëndetin mendor të fëmijëve të tyre dhe për të kuptuar më herët shenjat paralajmëruese”.

Si ta kuptoj nëse fëmija ka një problem serioz?

Është krejtësisht e zakonshme që një fëmijë të shqetësohet për një provim ose të qajë pas një debati me një mik. Problemi është kur shqetësimi fillon të kontrollojë jetën e tyre ose nuk ndjehen mirë pas një kohe të shkurtër.

‘Shikoni për çdo lloj ndryshimi që është i dëmshëm për ta’, shpjegon Dr. Krause. ‘Nëse ata kanë një humor të ulët që duket të jetë këmbëngulës, atëherë duhet të filloni të eksploroni me ta se çfarë po e shkakton këtë.

‘Nëse ka ndodhur një ndryshim i madh me fëmijën tuaj, nëse ata kanë qenë gjithmonë të shoqërueshëm, por papritmas ata janë tërhequr, kjo mund të jetë një nga shenjat. Dhe nëse ata flasin në mënyrë shumë negative rreth gjërave për veten apo të ardhmen ose kanë motivim të ulët, kjo është potencialisht një shenjë që diçka më serioze mund të jetë e gabuar”.

Çfarë duhet të bëj?

Para së gjithash, përpiquni të flisni me fëmijën tuaj se si ndihen dhe ndihmojini ata të marrin hapa pozitivë për t’u ndjerë më mirë. Ndoshta gjeni diçka që ata janë të mirë në të tilla si; vallëzim, patinazh në akull apo këndim dhe mund të inkurajoni një hobi të tyren. Nëse kjo nuk funksionon, kërkoni ndihmë profesionale.

Por si mund ta ndihmoj fëmijën para zhvillimit të problemit?

Të gjithë e dimë se parandalimi është më i mirë se kurimi dhe është me vlerë të dimë se ka hapa që mund të ndërmerrni për të mbrojtur shëndetin mendor dhe mirëqenien emocionale të fëmijës suaj. Më e rëndësishmja është t’i inkurajoni ata që të flasin rregullisht me ju për mendimet dhe ndjenjat e tyre.

‘Mos prisni që të ndodh një krizë ose mërzitje dhe pastaj të deklaroni se është koha për të folur’, thotë psikologe Dr. Joanna North, autore e Mind Kind – Your Child’s Mental Health.

‘Të qenit më i hapur rreth emocioneve është padyshim një faktor në krijimin e elasticitetit. Mësoni të dëgjoni dhe tregojini fëmijës tuaj që të kuptoj uljet dhe ngritjet emocionale të jetës. Ky është faktori më i madh mbrojtës për të gjithë, në menaxhimin e ankthit dhe depresionit.’

Të siguroheni që fëmija të dijë se ndjenjat si ankthi, frika dhe dështimi janë normale dhe t’u mësoni atyre mënyra për t’i përballuar.

Mos e angazhoni në çdo aktivitet ekstra-kurrikular që mund të shkaktojë presion të tepruar. Prandaj sigurohuni që fëmija juaj të ketë kohë për të luajtur, për të fjetur dhe gjithashtu joproduktive – gjë që është jetike për përtëritje të trurit. Dhe sigurohuni që të hanë një dietë të shëndetshme.

Së fundi, kontrolloni sasinë e ekspozimit në telefona dhe mediat sociale. “Kjo i ndihmon ata të mësojnë për të menaxhuar dhe kontrolluar gjithçka që kalon nëpër trurin e tyre”, shpjegon Dr. North.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top