Shqipëria ka gati 440 kilometra bregdet, i cili pothuajse në 70 për qind është i paprekur. Më gjithë këtë, ajo është një tokë e mbushur plot surpriza dhe e aftë të mahnitë edhe turistin më skeptik. Panorama natyrore mes maleve dhe detit është dhurata më e çmuar që kemi. Ndër preferencat më të veçanta në brigjet e shkelura deri më sot, ju ofrojmë renditjen e mëposhtme ku mund të kaloni pushime relaksi.
Theth
70 km larg qytetit të Shkodrës, në zemër të alpeve shqiptare, ndodhet Thethi. Shquhet për kontrastet e relievit, ujëvarave, bimësisë së dendur, livadheve e sidomos ngjyrave.
Valbonë
Rruga deri në Valbonë është një mrekulli më vete. Lundrimi me tragetin Fierzë-Koman paraqet një atraksion të vërtetë turistik për këdo që viziton Tropojën. Peisazhi magjepsës mes maleve ofron një bukuri përrallore për të gjithë vizitorët vendas apo
të huaj.
Voskopojë
Në juglindje të Shqipërisë, Voskopoja është një prej fshatrave ku kultura, tradita dhe peizazhi unifikohen në mënyrë harmonike.
Sarandë
Shqipëria fantastike kompletohet edhe me pjesën e bregdetit. Mjafton të afrohesh në qytetin e Sarandës për të zbuluar pjesë mahnitëse të Detit Jon.
Palas
Plazhi Palas i Vlorës, i shtrirë në bregun e shkëlqyer që përfshin Qafën e Llogarasë dhe Sarandën, karakterizohet nga një zonë e artë, e rrethuar nga natyra e bukur.
Gjiri i Kakomesë
I njohur si një nga zonat më të bukura detare të bregut ballkanik.
Dhërmi
Qetësi, bregdet të pastër, por edhe gjelbërim në disa pjesë e bëjnë të veçantë dhe të frekuentuar edhe plazhin e Dhërmiut. Plazhi i copëtuar në gjatësinë e tij rezervon gjire të pafund e zona të pashkelura.
Jalë
Një perlë që mbush mozaikun e plazheve të Detit Jon.
Tale
Për ata që plazhin e duan me rërë, Deti Adriatik ofron mundësi pa fund. Ndër më të veçantit është plazhi i Tales në Lezhë, zonë e konsideruar e virgjër.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.