Në fokus

April 11, 2017 | 12:57

Shqiptarët kanë instinktin më të fortë se arsyen!

Qenia njerëzore arsyeton dhe logjikon, prandaj kur veprojmë, fillojmë dhe gjykojmë veten duke thënë me zë të lartë: Duhet të kisha arsyetuar më shumë! Ne qeniet njerëzore jemi ato Që dënohemi disa herë kur ndodh diçka, duke u ndëshkuar nga shoqëria, nga ligji, nga familjarët dhe nga vetja! Jemi ne Që nuk i falim as vetes as të tjerëve që të mos “arsyetojmë” përndryshe do bëjmë “gabime të mëdha”.

Psikologe Hipnoterapiste Klinike Pedagoge pranë UET

Psikologe
Hipnoterapiste Klinike
Pedagoge pranë UET

Arsyeja është kapaciteti për t’i dhënë kuptim gjërave në mënyrë të ndërgjegjshme, duke aplikuar logjikën, krijimin dhe verifikimin e fakteve dhe ndryshimin ose duke justifikuar praktikat, institucionet dhe besimet bazë të informacionit të ri ose ekzistues. Për të kuptuar se si e përdorim ne shqiptarët arsyen dhe logjikën kërkon kthim pas në kohë. Ne vazhdojmë të përdorim arsyen dhe logjikën për të mbijetuar në rrethanat që na sjell jeta! Ne përdorim më shumë arsyen dhe logjikën kundrejt intuitës apo instinktit (edhe pse në shumë raste instinktin e kemi më të fortë se arsyen). Qenia njerëzore arsyeton dhe logjikon, prandaj kur veprojmë, në disa raste ndryshe fillojmë dhe gjykojmë veten duke thënë me zë të lartë: Duhet të kisha logjikuar/arsyetuar më shumë! Ne qeniet njerëzore jemi ato të cilat dënohemi disa herë kur ndodh diçka, duke u ndëshkuar nga shoqëria, nga ligji, nga familjarët dhe nga vetja! Jemi ne të cilët nuk i falim as vetes as të tjerëve që të mos “arsyetojmë/logjikojmë” përndryshe do bëjmë “gabime të mëdha”.

1

Sa e prej nesh kanë qenë në situata ku i ka përfshirë momenti dhe më pas janë ndjerë aq keq saqë kanë filluar procesin e vetëgjykimit. Në terapi ndodh shpesh të vijnë partnerë, të cilët flasin për momentet e dobësisë së tyre kundrejt instinktit të momentit dhe më pas nuk kanë mundur ta kalojnë si situatë edhe pas shumë kohësh, duke preferuar më mirë ta flasin me partnerin e tyre. Në një rast, bashkëshorti i tregon partneres pas tre vjetësh për një eksperiencë që kishte pasur. Ajo që nuk pranohej nga partnerja ishte fakti se ai kishte shkuar me logjikë të ftohtë dhe duke qenë i qartë se çfarë po bënte!

Dikush tjetër nuk përballon faktin se partneri ka qenë i ftohtë në gjykim dhe i ka arsyetuar situatat shumë mirë kur ka patur një marrëdhënie tjetër, ndërsa një femër vazhdon të ketë ankth dhe atak paniku sepse nuk po mundet ta mbajë të fshehtë lidhjen që ka pasur për një moment të caktuar. Të gjithë përdorin shprehjen: duhet të isha treguar më i/e logjikshme dhe asgjë e tillë nuk do të kishte ndodhur!

Çdokush prej nesh ka nivelin e vet të logjikës dhe të impulsivitetit, e lidhur me mënyrën se si jemi rritur, ndikuar nga kushtet sociale, ekonomike, por edhe gjeografike. Po të shikojmë dhe t’i referohemi pemëve dhe bimëve, ato nuk rriten në të njëjtin vend, por duan disa kushte që të reagojnë. E njëjta gjë ndodh edhe me ne. Nëse do të flisnim për vendet malore mund të hidhnim idenë se këta njerëz reagojnë më shpejt sepse ju duhet të aktivizojnë instinktin e mbijetesës shumë më shpejt se të tjerët, të cilët janë mësuar duke pritur se kanë kohë për reagim. Njerëzit e rritur në zonat malore e kanë pjesën vizuale më të kufizuar nga malet prandaj edhe janë shumë më të mirë në logjikë/arsyetim për të zgjidhur problemet e menjëhershme, ndërsa ata të cilët janë rritur në hapësira të mëdha janë më largpamës. Japonezët janë më të duruar sepse janë mësuar të presin rritjen e bimëve dhe të pemëve ndërsa njerëzit e rritur në Afrikë, janë impulsivë sepse janë gjuhëtarë, ata duan të ushqehen, vrasin kafshën dhe e plotësojnë instinktin e tyre.

Nëse do t’i rikthehemi njerëzve të cilët kanë qenë të persekutuar nga regjimi, do të shohim një cilësi shumë të vyer: durimin dhe vetëpërmbajtjen. Këta njerëz mësuan të ishin të qetë dhe të përdornin logjikën/arsyetimin përpara instinktit, ndryshe një “mospërmbajtje” përpara të tjerëve apo përpara fëmijëve do të kishte kosto të parikuperueshme. E kemi parë në shumë raste kur arsyeja dhe logjika kanë bërë që të kuptojmë se cilët jemi dhe të reagojmë në mënyrën më të mirë të mundshme të situatës, por nga ana tjetër unë besoj edhe te intuita njerëzore. Përballja më e fortë është kur ne qeniet njerëzore vendosemi në dilemën arsye/logjikë apo ndjenjë? Ajo i takon situatës dhe individit sepse është shumë e thjeshtë ta gjykojmë dhe të japim vlerësimin duke qenë e parë nga jashtë!

Gjithsesi, unë mendoj se secili prej nesh i ka të gjitha këto elementë brenda vetes, por i është dashur në kohë dhe në vite që të përshtatet për të mbijetuar!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top