Dëshmi

March 2, 2019 | 8:18

‘Shqiptarët për shqiptarët’ / Elvis Naçi bën thirrje për ndihmë, për 19-vjeçarin që po e tret sëmundja çdo ditë

Në një nga ditët më të akullta të dimrit, mes dëborës dhe ngricës, Elvis Naçi, Sidrit Bejleri dhe stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” vizitoi në banesë Aqifin dhe prindërit, të cilët jetojnë në mjerim dhe përballen me borxhe për t’i siguruar djalit të sëmurë transport për në spital.

Familja jeton në fshatin Vilëz pranë Tiranës. Nuk ka qenë e lehtë rruga për të takuar Aqifin. Sëmundja po e tret djalin nga dita në ditë.“I lutem Zotit vetëm të mos sëmuret, Allahu ma ka falur do t’i bëj shërbim deri në fund“ shprehet e ëma e djalit. “Ne do kujdesemi për shëndetin e tij dhe t’i sigurojmë transportin” tha Elvisi. Nëna e tij thotë me lot në sy se djali është 19 vjeç por peshon vetëm 23 kilogramë.


Rasti i Aqifit është i rëndë, ai ka nevojën e të gjithëve. Prindërit e marrin në krah kur i duhet të shkojë në spital. Për ta nxjerrë në rrugë ju duhet ta mbajnë tre orë në krahë, sepse jo çdo makinë mund të ecë në shtigjet që të cojnë në asfalt. Familja e Aqifit janë të zhytur në borxhe, kanë afërsisht 7 milionë borxhe sepse kanë nisur të ndërtojnë një banesë të re, pasi në atë të vjetrën nuk mund të banohej më. Elvis Naçi, në studion e shqiptarëve përsëriti thirrjen për të ndihmuar 19 vjeçarin e sëmurë.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top