Në fokus

October 20, 2018 | 11:24

‘Shqiptarët për shqiptarët’ / Realizohet me sukses operacioni i Dajanës me skoliozë, gjyshja shpërthen në lot nga gëzimi (Video)

Në Tiranë, Dajana është gati për të kryer ndërhyrjen, tek koka i qëndron gjyshja që nuk i ndahet për asnjë moment, e puth tek duart dhe i jep forcë: bijë bëhu e fortë! Gjyshja e Dajanës qëndroi në ankth për 6 orë rresht pas derës së sallës së operacionit. Duke lotuar priste mjekët të dilnin nga salla. Bashkë me të ishte dhe mësuesja zonja Vera Zaho.

“Sot u realizua një opracion nga një ekip mjekësh të huaj, ishte një ndërhyrje e vështirë për të dyja ekipet shqiptarë dhe të huaj, shpresojmë së gjithçka do shkojë mirë. Po kush është gjyshja pyet mjeku? “Unë jam thotë e moshuara duke e rrokur në qafë” Emocione të jashtëzakonshme pasi mjeku tha se operacioni doli me sukses.

“Nuk e di o Zot çfarë ishte kjo ditë!” thotë gjyshja teksa shikon mbesën pas operacionit. Pasi Dajana e mori veten, në dhomën e spitalit i shkuan dy vizitorë të veçantë për ta takuar. Elvisi dhe Sidriti. I pret gjyshja dhe shkëmbejnë batuta mes tyre. Sidriti rastësisht kupton se vajza është fanse e tij. Të dy këndojnë një këngë të Sidritit.

 

Pasi kthehet në Vlorë, Dajana ka veç një dëshirë. Të shkojë në shkollë pasi thotë se e ka marrë malli për shokët e klasës VI-B. Madje ende pa e marrë veten mirë dhe pa u rikurperuar plotësisht nga operacioni i vështirë, ajo këmbëngulte të shkonte në shkollë.

Në klasë shokët dhe mësuesja që nuk iu nda asnjë moment kur ishte në Tiranë i kishin përgatitur një surprizë të bukur. Një festë të vogël për t’i uruar mirë se ardhjen mes tyre. Dajana me shpinën drejtë u fut në klasë si asnjëherë më parë.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top