A është fati apo sprovat rastësore të jetës ato që ndonjëherë të marrin besimin e të lënë të vetmuar? Ndoshta asnjëra nga këto, por jeta e kësaj gruaje ka qenë po kaq sfiduese nga humbjet e shënuara në jetë.
Këtë herë “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në Delvinë. U takuan me Terezën 28 vjeçe. Ajo ka një histori të dhimbshme. Babai i ka ndërruar jetë kur ishte 15 vjeç. Por jeta u tregua mizore me të pasi edhe bashkëshorti i ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë.
“Kam një motër dhe një vëlla. Isha në dhomë dhe i them motrës, do shikoj për babin, por ai nuk merrte frymë. Kishte vdekur. Jeta vazhdoi. Në det njoha bashkëshortin, i cili më propozoi. Ne kishim një lokal, por puna nuk ecte. Ai ishte i sëmurë, ishte i këputur. Si përfundim e binda të bënte analizat. Mjeku tha se burri im ishte rëndë. Erdhëm në Tiranë. Ishte muaji jonë i mjaltit. Mjekët në Tiranë më thanë se burri ka leucemi akute. Nuk doja që ta besoja.
Burimi: balkanweb
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.