Në fokus

March 16, 2017 | 11:38

Shqiptarët të ‘dashuruar’ pas Facebook, 1.4 milionë përdorues

Shqiptarët, sidomos të rinjtë, rezultojnë të jenë ndër përdoruesit më të lartë të Facebook-ut në rajon, por edhe në krahasim me vendet e Bashkimit Europian.

imrs

Sipas Internet Word Stat, që publikon të dhëna për përdorimin e internetit, në Shqipëri janë rreth 1.4 milionë përdorues të rrjetit social Facebook. Për një popullsi prej rreth 2.8 milionë banorë, norma e përdorimit të Facebook-ut është gati 50%, çka do të thotë se gjysma e njerëzve në Shqipëri janë përdorues të rrjetit social më të madh në botë. Të dhënat i përkasin vitit 2016. Përdorimi i internetit në Shqipëri është rreth 60%.

Në krahasim me rajonin, shqiptarët janë më të dhënë ndaj Facebook-ut. Në Bosnjë­ Hercegovinë, norma e hyrjes në facebook është 38.8%, ndonëse përdoruesit e internetit janë më të lartë se në Shqipëri, duke arritur në 68.1%.

Në Maqedoni, numri i përdoruesve të Facebook është 47.6%, edhe në Serbi po rreth 47%, në Kroaci 40.4. Mali i Zi është në nivele të krahasueshme me Shqipërinë, në rreth 49%. Shqiptarët e Kosovës, që ka një normë përdorimi interneti shumë më të lartë se Shqipëria, në 80.9%, e përdorin më pak Facebook-un, rreth 45.7% .

Bashkimi Europian ka përdorimin më të lartë të internetit prej 80.1%. Pavarësisht se kanë akses të lartë në internet, europianët duket se nuk preferojnë që të shpenzojnë kohë duke u marrë me rrjetet sociale.

Norma e përdorimit të Facebook-ut në Bashkimi n Europian është 48%. Nga vendet e BE-­së, rrjetet sociale janë më popullore në Maltë me 75%, Qipro me 72%, Danimarkë me 66%. Shembull i përdorimit eficient të kohës është Gjermania, që ndonëse ka një përdorim interneti prej gati 90%, përdoruesit e rrjeteve sociale janë vetëm 38%. Përdoruesit më të pakët të rrjetit social janë në Rusi, me 8.2%. Me një popullsi prej 146 milionë banorësh, Rusia ka vetëm 12 milionë përdorues në Facebook. I krijuar në vitin 2004, Facebook është rrjeti social më i gjerë në botë. Në tremujorin e fundit 2016, Facebook kishte gati 1.86 miliardë përdorues mujorë aktivë. Në tremujorin e tretë 2012, numri i përdoruesve aktivë ka kaluar 1 miliard. Përdorues aktivë janë ata që kanë hyrë në Facebook gjatë 30 ditëve të fundit.

Burimi: Gazeta “Panorama”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top