Në fokus

March 28, 2017 | 20:50

Shqiptarja shtatzënë në koma, amaneti që përloti mjekët italianë

Një histori shumë e dhimbshme, por me një mesazh aq të fortë që të bën të reflektosh mirë për atë se çfarë është dashuria e pakusht e një nëne.

Një vajzë 25-­vjeçare shqiptare ka përlotur mjekët në Itali, teksa shtatzënë në muajin e gjashtë, e në gjendje shëndetësore pa asnjë shpresë për të jetuar, u ka lënë bluzave të bardha amanetin e fundit. “Më mbani në jetë aq sa t’i fal jetën djalit tim”. Nëna e re ka kërkuar ta mbajnë në jetë derisa të mundet, në mënyrë që foshnja e saj të rritet aq sa të mund të përballojë periudhën e 28 javëve të shtatzënisë.

ankona

Shqiptarja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, është në kujdesin e mjekëve në spitalin e Torretes në Ankona, ku ndodhet në koma të pakthyeshme. Ajo po mbahet në jetë me aparatura. Shpresa e vetme është që ajo të mund të rezistojë. Edhe pse tashmë për të nuk ka më asgjë që ta kthejë në jetë, lutja është që të ketë frymë derisa të bëhen javët e nevojshme që të nxirret fetusi e të ketë mundësi të rritet edhe jashtë trupit”­ thonë mjekët.

Sipas tyre, kjo është një luftë e madhe që do një kujdes të jashtëzakonshëm. Ata thonë se ajo po monitorohet çdo sekondë. “Nëse shohim që ajo nuk merr më frymë, atëherë do t’i bëjmë cezarian, me shpresën që t’ia dalim”­ thonë bluzat e bardha të Torretes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top