Këshilla & Arsye

November 21, 2018 | 9:21

Shtatë arsye të mira pse duhet të pini birrë

Birra është një nga pijet më të konsumuara në botë. Për fat të keq, ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për efektet jo të mira që alkooli ka në gjendjen tonë shëndetësore. Tani ka mijëra studime shkencore që tregojnë efektet negative që një konsum i madh i pijeve alkoolike mund të kenë në trupin tonë, veçanërisht në afat të gjatë. Rreziku i zhvillimit të disa sëmundjeve shumë serioze rritet ndjeshëm.

Megjithatë, a e dini se birra është një ilaç i vërtetë për trupin tonë? Po, duket se birra rrit dendësinë e eshtrave për shkak të përmbajtjes së lartë të silikonit. Birra, në fakt, ndihmon për të lidhur muskujt e indeve dhe kockave me njëra-tjetrën duke rritur në këtë mënyrë densitetin e kockave.

Birra redukton kolesterolin. Disa shkencëtarë që kanë kryer studime e kanë zbuluar këtë kohët e fundit. Konsumimi i rregullt i birrës do të ndihmonte trupin tonë për të rritur përqindjen e kolesterolit të mirë brenda trupit. Prandaj, dy birra në ditë do të ishin ideale për ruajtjen e niveleve normale të kolesterolit.

Pirja e birrës redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, sipas një studimi të kryer nga Universiteti Amerikan i Harvardit. Konsumi i moderuar i birrës, në fakt, do të zvogëlonte rrezikun e sulmit në zemër nga 25-40%. Një tjetër lajm i mirë për miliona njerëz të dashuruar me këtë pije. Megjithatë, gjithmonë duhet treguar kujdes për të mbajtur një nivel të moderuar konsumi.

Birra mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit të tipit 2. Kjo gjë është zbuluar nga disa studiues amerikanë të cilët kanë kryer një seri eksperimentesh në lidhje me këtë. Në fakt, ata që konsumonin një deri në katër birra në ditë nga 33 cl, në fakt, kishin më pak gjasa të kishin diabet të tipit 2.

Birra parandalon gurët në veshka. Konsumimi i një shishe birre në ditë redukton deri në 70% rrezikun e prodhimit të gurëve në veshka. A nuk duket kjo si një arsye e mirë për të filluar të pini birrë?

Birra gjithashtu ndihmon në parandalimin e kancerit. Shkencëtarët gjermanë kanë zbuluar se birra ndihmonte në reduktimin e rrezikut të kancerit, veçanërisht atij të prostatës. Edhe kjo është padyshim një arsye e mirë për të pirë birrë!

Birra ndihmon në parandalimin e demencës. Mund të duket e çuditshme lidhja e alkoolit dhe demencën, por duket se birra mund të jetë e mirë për trurin, natyrisht, nëse konsumohet me moderim.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / news.fidelityhouse.eu/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top