Këshilla & Arsye

September 21, 2017 | 11:28

Shtatzënat e ekspozuara ndaj florit kanë më shumë gjasa të kenë fëmijë me inteligjencë të ulët

Gratë shtatzëna të ekspozuara ndaj fluorideve kanë më shumë gjasa të kenë fëmijë me koeficient inteligjence të ulët, sipas një studimi të ri.

1

Ekspozimi para lindjes ndaj florit lidhet me nivele më të ulëta të inteligjencës te fëmijët. Studiuesit arritën në këtë dëshmi pas studimit të 300 nënave dhe fëmijëve të tyre në Meksikë, duke testuar zhvillimin kognitiv të fëmijëve dy herë në 12 vjet.

Ata gjetën se fëmijët që nuk ishin prekur nga pirja e flourideve, kishin tendencë të kishin rezultate të ulëta të IQ në testime, nëse nënat e tyre kishin fluor në urinë e tyre para lindjes.

Çdo rritje prej 0.5 miligram për litër të fluorideve në urinën e gruas shtatzënë shënoi një rënie në rezultatet e inteligjencës për fëmijët më vonë në jetë.

Ekspertët paralajmërojnë se fluoridet janë të rrezikshme për zhvillimin e trurit gjatë shtatzënisë.

Studimi, i pari i këtij lloji, përfshiu hulumtuesit nga qendrat kryesore mjekësore në botë, duke përfshirë Harvardin, Universitetin McGill, Universitetin e Miçiganit dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Meksikës.

“Studimi ynë tregon se sistemi nervor i fetusit në rritje mund të ndikohet negativisht nga nivelet më të larta të ekspozimit të fluorideve”, tha Dr. Howard Hu, studiuesit kryesor i studimit.

Kërkimet në vitet e fundit kanë treguar se flouridet ujore mund të kenë disa efekte anësore, sidomos për trurin e fëmijëve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top