Këshilla & Arsye

September 18, 2016 | 6:51

Shtatzënat shfaqin aktivitet më të madh në anën e djathtë të trurit

Gratë shtatzënë shfaqin një aktivitet më të madh në pjesën e djathtë të trurit, e cila lidhet me ndjenjat, ndërkohë që përgatiten të sjellin në jetë fëmijën e tyre.

Ky është përfundimi i një studimi të ri nga shkencëtarët e “Royal Holloway” në Universitetin e Londrës. Studiuesit shqyrtuan aktivitetin neuropsikologjik të 39 grave shtatzëna e nënave të reja dhe vunë se, kur ato shikonin fotografi të bebeve dhe të rriturve, shfaqnin ndjesi pozitive apo negative. Rezultatet treguan se gratë shtatzëna e përdornin më tepër anën e djathtë e trurit të tyre sesa nënat e reja, veçanërisht kur truri i tyre përpunon ndjesi pozitive.Dr. Bourne, i cili udhëhoqi këtë studim, tha se: “Nga kërkimet e mëparshme ne e dimë se femrat shtatzënë dhe nënat e reja janë tejet të ndjeshme, veçanërisht kur shohin fytyra bebesh. Gjithashtu e dimë se mamatë e reja, të cilat vuajnë nga depresioni post-partum, ndonjëherë i interpretojnë ndjenjat ndaj bebeve të tyre me më tepër negativitet nga sa duhen.”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top