Bianca Buchal: Mëmësia fillon para lindjes
Këtu jepet një letër e pabotuar nga Bianca Buchal, e cila propozon dialogun e ëmbël mes nënës dhe fëmijës kur është akoma në bark, sepse…për një shtatzëni të ndërgjegjshme, arsimi fillon para lindjes. Bianca Buchal, e lindur në vitin 1915, ka shënuar me forcë rrugën e të kuptuarit të amësisë dhe prindërimit dhe është bërë përkrahëse e O.M. Aivanov, autor i ‘Arsimit fillon para lindjes’, ka studiuar me entuziazëm dhe ka shpërndarë temën e shtatzënisë së vetëdijshme (mendimi i saj është bërë një libër i mrekullueshëm, “Shtatzënia e vetëdijshme”, botuar në vitin 2011).
Mësime për fëmijët ende në mitër
Në zemrën e çdo gruaje qëndron një nënë, pavarësisht nëse ka fëmijë.
Nëse gjatë të menduarit për Nënat do të përjashtonim të gjitha gratë që nuk janë nëna biologjike, do të neglizhonim të gjitha ato që mund të bëheshin Nëna në të ardhmen, si dhe të gjitha ato që nuk kanë fëmijë, por që përjetojnë të njëjtën butësi, hir dhe bukuri që ka zemra e një nëne. Kjo është arsyeja pse gratë në mbarë botën duhet të promovojnë mbrojtjen e fëmijëve të tyre; nuk ka rëndësi nëse këta “fëmijë” janë vëllezërit, miqtë ose të afërmit e tyre në çdo moshë.
Një rol i rëndësishëm për gratë është që të orientojnë fëmijët në drejtimin e duhur, të ushqejnë tek to bukurinë, mirësinë, gëzimin, shëndetin, të vërtetën, guximin dhe mungesën e frikës. Gratë që duan të kenë një fëmijë duhet të fillojnë ta edukojnë atë që nga fillimi i shtatzënisë. Ata që, për arsye të veçanta, nuk kanë fëmijë duhet të kenë të njëjtën përgatitje për të plotësuar nevojat e fëmijëve të botës.
Mësimet e dashurisë
Ky mësim fillon në barkun e nënës. Duke prekur barkun e saj, nëna do të thotë:
“Fëmija im më dëgjon mirë. Unë, nëna jote, të këshilloj që kur të lindësh, të kultivosh bukurinë, mirësinë dhe të vërtetën. Dëgjo, fëmija im, kur të lindësh, dua që të jesh vërtet i bukur: fizikisht, emocionalisht, mendërisht dhe shpirtërisht. Ky është mësimi yt i parë, që unë do ta përsëris çdo ditë në mënyrë që shpirti yt ta kuptojë atë në mënyrë të vendosur.
Mësimi i dytë është se ti gjithmonë duhet të jesh një fëmijë i mirë (pavarësisht nëse je mashkull apo femër). Duhet gjithmonë të përpiqesh të mos dëmtosh askënd dhe gjithmonë të jesh i gatshëm të ndihmosh. Megjithatë, fëmija im, ndërkohë do të duhet të jesh shumë trim dhe të mos kesh frikë. Nuk duhet ta lejosh veten të përdoret për kënaqësi dhe interesa të njerëzve të tjerë. Ti duhet të veproh si një luan kur sulmohen të drejtat dhe liria e miqve të tu dhe njerëzimit.
Fëmija im, ky është mësimi i tretë: çfarëdo që të ndodhë me ty në jetë, kurrë nuk do të duhet ta braktisësh gëzimin; ti gjithmonë duhet të jesh i gëzuar dhe të përhapësh gëzim.
Mësimi i katërt. Tani dëgjo me kujdes, do të jesh një fëmijë me të vërtetë i shëndetshëm dhe do të mbetesh i tillë edhe kur të jesh i vjetër. Më dëgjo me kujdes, unë jam duke të përgatitur në një mënyrë të tillë që të sjell vetëm bukurinë dhe bekimet në jetën tënde.
Tani, fëmija im, ky është mësimi i pestë: do të përpiqesh me çdo mënyrë që të jesh besnik ndaj ndërgjegjes tënde dhe mirëqenies më të lartë të njerëzimit. Ti nuk mund të jesh besnikë nëse nuk je besnikë ndaj mirëqenies së njerëzimit. Interesi për drogë dhe shfrytëzim duhet të jetë larg nga ty.
Mësimi i gjashtë nxit që të jesh i guximshëm dhe i patrembur në mbrojtjen e të dobëtëve dhe të sëmurëve, në udhëheqjen e të verbërve dhe forcimin e krahëve të atyre që punojnë për ndërtimin e një bote të re. Fëmija im, a sheh se sa gjëra të mira të presin në jetën tënde?
Tani unë paraqes mësimin e shtatë: ti do të jesh krijues; do të mbash me vete frymëzimin nga sferat e larta dhe do të jesh një simfoni e shkëlqyer në jetën njerëzore. Unë do ta përsëris këtë mësim çdo ditë derisa të lindësh. Dhe unë do të vazhdoj t’i kujtoj këto mësime gjithë jetën.”
Kështu duhet të fillojë një Nënë ta edukojë fëmijën e saj në shkollën e mitrës. Mitra është shkolla më e çmuar dhe mësuesi suprem është jeta, përveç mendimeve dhe imazhit të Nënës.
Lind një trup…dhe një shpirt
Mendohet që nëna lind një fëmijë, një trup, por nuk është kështu. Nëna nuk sjellë në botë vetëm një trup por edhe pjesën emocionale, mendore dhe shpirtërore të fëmijës. Një Nënë e vërtetë lind imazhin e fëmijës së saj së bashku me trupin. Dhe kur fëmija rritet, Nëna kujdeset për çdo hap që merr fëmija.
Në këtë mënyrë gruaja kryen funksionin e saj si Nënë e njerëzimit për ta bërë botën më të mirë”. Bianca Buchal *
Burimi / http://aprilamente.info
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.