Këshilla & Arsye

March 30, 2016 | 13:38

Shtegtari Vath Koreshi! Rekuiem për shkrimtarin e shquar

1A do të shkruajnë edhe për ne kështu?! Kjo ishte pyetja që shumë prej figurave të njohura të kinematografisë, artit dhe letërsisë shqiptare shprehën pas përfundimit të dokumentarit “Shtegtari” kushtuar penës së ndritur dhe figurës së shquar të Vath Koreshit. Dokumentari i realizuar nga Drejtoria Satelitore e RTSH u shfaq mbrëmjen e së martës në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në kryeqytet. Një punë voluminoze e shkrimtarit dhe njeriut të fisëm siç ishte Vath Koreshi, u prezantua mes dëshmive të marra nga kolegë e bashkëpunëtorë ndër vite, si dhe gazetarë të njohur. Shkrimtari Ermir Nika, në rolin e skenaristit të këtij dokumentari, vlerësoi krijimtarinë e gjatë të Koreshit, duke merituar këtë vend të veçantë si dëshmi të paçmuar të kohës. Sipas tij, Vath Koreshi ishte “njeriu që kapërceu sfidat dhe solli vlera të vërteta”. Për një periudhë gjashtëmujore në bashkëpunim me dokumentaristin Kliton Nesturi, kameran e Agim Kurit dhe bashkëpunëtorëve të tjerë, arritën të sjellin një personalitet të shquar në dimensionin e tij unik. Premiera u ndoq nga emra të njohur, si Moikom Zeqo, Mevlan Shanaj, Kujtim Gjonaj, Pirro Milkani, Nasho Jorgaqi, Nasi Lera, Kiço Blushi, si edhe familjarë të Vath Koreshit.

Disa nga veprat e Vath Koreshit:

  • Kur zunë shirat e vjeshtës – (1964)
  • Dy të shtunat e Suzanës – (1972)
  • Mali mbi kënetë – (1977)
  • Rekuiem për një grua – (1995)
  • Dasma e Sakos – novelë (1980)
  • Haxhiu i Frakullës – novele (1980)
  • Rrugë të bardha – skenarist/film (1974)
  • Gjeneral gramafoni – skenarist/ film (1987)
  • Balada e Kurbinit  – (1987) edhe skenarist i filmit me të njëjtin titull.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top