Lifestyle

April 25, 2017 | 12:30

Shtëpi plot dritë

Interneti është një mënyrë mjaft e mirë për t’i dhënë mundësi vetes të studioni, kërkoni dhe përzgjidhni modele se si mund të rikrijoni hapësirat e shtëpisë. Për ambiente me jo shumë metra katrorë, afërsisht deri në 65m2, rivendosja e objekteve aktuale apo ndërthurja me elementë të rinj, kërkon ide të qarta e rigoroze.

 untitled

Por si mund ta përshtatni sa më mirë atë që keni në mendje me komoditetin dhe praktikën? Kjo është një nyjë e vështirë në kërkesën për modelimin e shtëpisë, por gjithmonë ka një zgjidhje. Interneti është rruga ku lëmi është i gjerë dhe i arritur sipas standardit që ju po kërkoni. Ja një përzgjedhje enkas. Kjo shtëpi kaliforniane shndrit nga talenti krijues i dizenjuesit të brendshëm, Amber Lewis.

Një riorganizim bashkëkohor që nga muret e freskët, të bardhë, parketi ngjyrë gruri dhe veshja me një stil të rehatshëm, duke i kënaqur pa masë të zotët e shtëpisë. Çdo hapësirë është projektuar të shfaqë gjërat e preferuara të familjarëve, që nga raftet e librave sipas modës dhe dhomat e gjumit, stiluar sipas një trendi artistik të ëndërruar nga vetë banorët e shtëpisë. Nëse nuk keni vendosur akoma, kjo shtëpi e dizenjuar nga arkitekti në fjalë, i përket një stili eklektik. Në fakt, dora e dizenjuesit është aq unike dhe e ëmbël në kreativitetin e tij, saqë kjo duket në çdo cep të shtëpisë.

“Stili im ka evoluar sipas vendeve ku kam jetuar dhe udhëtuar për të dhënë kontributin tim”, shprehet Amber.

Shtëpia në fjalë kishte një plan urbanistik, i cili kishte nevojë për ribërje. Dizenjuesi nisi ta trajtojë fillimisht nga dritaret, për të ndihmuar në përçimin e dritës, elementit të rëndësishëm për ambientet familjare. Mandej, duke konsideruar dhe buxhetin ekonomik, (sepse në kohërat që flasim duhet të tregohemi ca të kursyer), ai nisi “udhëtimin” e tij dizenjues, duke bashkërenduar stilet mes origjinales, të shkuarës dhe modernes. E kjo duket në paraqitjen e sallës së ndenjes, në kolltukët prej meshini, muret e bardhë, parketi ngjyrë gruri, tavolina me karriget prej druri, qilimat e endur me dorë, raftet e bardha të bibliotekës e deri tek vazot e gjelbra me lule. Nisur nga kjo shtëpi ju këshilloj të inkurajoni stilin antik në hapësirën e shtëpisë tuaj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top