Aktori i njohur, Neritan Liçaj ka qenë i ftuar në ‘Vila24′ me moderatoren Brunilda Lahe në ekranin e “News24”.
Ndër të tjera aktori emocionoi dhe me fjalët për bashkëshorten e tij Holta.
“Është dhurata më e madhe në jetën time, është bekim. Është shumë energjike, nuk lodhet kurrë, nuk dorëzohet kurrë, ka një mirësi të jashtëzakonshme. Ne jemi 3 burra në shtëpi, Holta ikën dhe me shërbime jashtë Tiranës, dhe 3 burra në shtëpi, si spital shtëpia pa të, çunat thonë na mori malli për mamin, nuk shtyhet pa mamin dhe vërtetë sa vjen ajo ndriçon shtëpia’- tha aktori Liçaj.
Burimi BalkanWeb
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.