“Kundër kostos së jetesës, jo më rritje të çmimeve”. Me këto parrulla, shoqatat e konsumatorëve po protestojnë në mbarë Italinë, të “armatosura” me qindra tenxhere bosh, për të kërkuar reagim urgjent nga qeveria Draghi kundër inflacionit…
“Tenxheret që do të sjellim në shesh, – sqarojnë organizatorët, – simbolizojnë vështirësinë e qytetarëve në plotësimin e nevojave thelbësore, siç është sjellja e drekës dhe darkës në tavolinë çdo ditë”.
Sipas Observatorit Kombëtar të Federconsumatorit, situata, veçanërisht në anën ushqimore, në fakt është bërë e paqëndrueshme, me mijëra italianë janë të detyruar të blejnë ushqime më të lira për t’i arritur deri në fund të muajit. Rritjet prekin mbi të gjitha ushqimet bazë: çmimi i makaronave në krahasim me fundin e 2021 është rritur me 77%, ai i vajit të ullirit ekstra të virgjër me 28%, i bukës me 25% për kilogram. Gjithçka në një kuadër të përgjithshëm që e sheh inflacionin vjetor në 6.9%, një rekord absolut që nga viti 1986, ndërkohë që pagat mbeten të qëndrueshme. Një situatë që sipas shoqatave po vë në vështirësi më shumë se 25% të familjeve italiane, me reduktime të forta të konsumit edhe në sektorin e shëndetësisë dhe kujdesit personal.
Përgatiti K.I / Burimi www.fanpage.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.