Aktualitet

May 27, 2021 | 11:32

Shtyhet ora policore dhe hiqen maskat, Komiteti i Ekspertëve prezanton masat e reja edhe për lokalet, shfaqjet dhe kampionatet

Duke nisur nga 1 Qershori, shqiptarët nuk do duhet të mbajnë më maskat mbrojtëse në ambiente të jashtme. Komiteti Teknik i Ekspertëve prezantoi sot lehtësimin e masave kufizuese sa i përket situatës së krijuar nga koronavirusi.

2

Ambientet ku nuk ruhet dot distanca fizike dhe mjetet e transportit publik janë ato ku maska do vijojë të përdoret.

Ora policore gjithashtu shtyhet në orën 23:00 deri në 6 të mëngjesit, ndërsa nga 1 korriku, ora policore do të shtyhet edhe me 60 minuta, pra deri në orën 12 të natës.

1

Mira Rakacolli: Duket që situata është e kontrolluar, dhe mendojmë që ky kontroll ka të bëjë me elemente si përcaktimi i masave në përputhje me indikatorët epidemiologjikë, zbatimi i tyre dhe ndiqet mirë efekti i vaksinimit, mbulesa vaksinale që tani është vazhdimisht duke u rritur.

Në këtë situatë komiteti mendon që ka vend për lehtësim masash dhe propozon që:

Duke nisur nga 1 qershori të hiqet detyrimi për maskën në ambientet e jashtme
por do vijojë të mbetet detyrimi për mbajtjen e saj në ambiente të mbyllura dhe në mjetet e transportit publik, kudo që nuk ruhet distanca sipas udhëzimit të ISHP. Ora policore nga ora 22:00 do kalojë në orën 23:00 deri në 6 të mëngjesit”.

Masat që lehtësohen:

Nga 1 Qershori:

• hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës që konsiderohen persona në risk.

• ora policore shtyhet në orën 23:00 -06:00.

Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do lejohet deri në orën 22:00.

Nga 15 Qershor:

• grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të ISHP.

Nga 1 Korriku:

• ora policore shtyhet në orën 24.00 -06:00.

Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

• lejohen kampionatet sportive me prani të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.

• lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të ISHP.

 

Burimi panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top