Në fokus

March 16, 2020 | 8:22

Shtypja emocionale, ndrydhja në fëmijëri dhe pasojat në moshë madhore

Shtypja emocionale është diçka që e kemi përjetuar të gjithë. Gjatë shkollimit kemi patur momente kur kemi përsëritur fraza të tilla: “Nuk përgjigjem se kam turp”….

Një tjetër shembull i përkryer i shtypjes emocionale gjendet te meshkujt, të cilët kanë mësuar që fëmijë, që emocionet e tyre nuk janë të pranueshme. Ato janë rritur duke u thënë se “burrat nuk qajnë”, kështu që kanë mësuar të shtypin ndjenjat e tyre dhe më vonë do të jetë shumë e vështirë që t’i shprehin ato.

1

Shtypja: një proces normal që mund të bëhet patologjik

Nëse ka shumë frenim shtypja mund të bëhet patologjike. Problemi i shtypjes është se këto përfaqësime psikike të papranueshme vazhdojënë të veprojnë; pa ndjenja nuk gjen mënyrat e shprehjes në ëndrrave, gjuhës…Atëherë personi paraqet çrregullime të personalitetit.  Disa shembuj të shtypjes patologjike: një person i cili mbyll veten në shtëpi, nuk del jashtë, madje nuk shkon as në punë. Është dikush që ka shpërthime të pavetëdijshme agresive, ose një person i cili 20 herë kontrollon nëse dera është e mbyllur si duhet …

 

Ndrydhja emocionale në fëmijëri

Fëmijët që ndryshin emocionet e tyre i përcjellin botës një mesazh: “Unë nuk kam nevojë për ju”, ose, më në përgjithësi, “Unë nuk kam nevojë” dhe ky qëndrim mund të bëhet një pjesë e mënyrës së tyre të të qenit,duke besuar se kjo është e vërteta. Këtu janë disa fraza tipike të të rriturve , që kanë shtypur emocionet e tyre në fëmijëri.

  • “Kurrë nuk i kam thënë nënsës që kisha frikë nga errësira kur isha fëmijë”
  • “Në shkollë iasha thellësisht i pakënaqur, por kurrë nuk ju tregoja prindërve”

Represioni emocional dhe pasojat e sjelljes

Ndrydhja e emocioneve rishfaqet në formën e simptomave neurotike, sëmundjes fizike ose sjellje së pandreqshme, duke shkaktuar vuajtje për veten dhe shpesh  tek të tjerët. Është pak “si parim i fizikës që thotë se energjia nuk mund të shkatërrohet, transformohet”.

  • Droja shpesh ngrin shumë djem dhe vajza, të cilët për pasojë e gjejnë veten në vështirësi për të zbuluar ndjenjat e tyre ndaj njëri-tjetrit. Kjo është krejtësisht normale dhe e kuptueshme nga fëmijët, nga adoleshentët, por bëhet problematike me kalimin e kohës në qoftë se ju nuk mund të kapërceni këtë vështirësi  për të shprehur ndjenjat.

 

  • Një qëndrim shumë mbrojtës ndaj fëmijëve mund të bllokojë zgjedhjet e tyre, dëshirat dhe shprehjen e tyre të lirë në çdo fushë, mund të shkaktojë rritje të inferioritetit, ose mund të rrisë mërinë e tyre, dhe ndjenja e shtypjes gjenerojnë sjellje mbrojtëse, që shprehen më vonë në sëmundje psikosomatike, apo në vështirësit të kontaktit me të tjerët.

 

Arsimimi i pakët dhe fanatizmi

Një vajzë që ka shtypur lirinë e saj seksuale, për shkak të edukimit dhe fanatizmit, do të mohojë dhe shtypë seksualitetin për veten dhe për të tjerët, gjë e cila sjell pasoja të mëdha psikologjike dhe vështirësi në marrëdhëniet me njerëzit me të cilët ju ndjeheni të tërhequr.

Dështimi manifestimit të ndjenjave ndaj dikujt, mund të gjenerojë konflikte të brendshme (në mes të dëshirës për të përcjellë diçka për të tjerët, dhe vështirësisë të të qenit në gjendje për t’i bërë ato) ose një siklet apo stres që me kalimin e kohës ju nuk mund ta përmbani: kjo dhimbje e brendshme mund të rezultojë në pakënaqësi me jetën.

Ne duhet të mësojmë të kapërcejmë frikën ose sikletin që e shoqëron dëshirën për të thënë atë që doni, të bëni diçka, të shprehni edhe emocionet më të thjeshta, por të rëndësishme janë dashuria ndaj dikujt, pasioni, respekti dhe admirimi.  Është e rëndësishme që të jeni në gjendje të kundërshtoni dikë, të mësoni të thoni “jo”!

Për të përfunduar: shtypja emocionale ka një kosto shumë të lartë për shëndetin psikologjik dhe fizik. Emocionet nuk janë armik, janë sinjale që duhet t’ju kushtojmë vëmendjen tonë. Sekreti nuk është t’i fshihni, por t’i jetoni ato intensivisht dhe t’i kapërceni.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top