Mbrëmja e kësaj të enjteje la një shije të hidhur për të gjithë shqiptarët. Një lajm i beftë për humbjen e një personaliteti në fushën e kinematografisë, mbushi agjencitë mediatike në kohë rekord. Një dhimbje e madhe, e cila preku zemrat e të gjithë shqiptarëve. Xhevdet Ferri është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare. Aktori i mirënjohur u shua pas një beteje me një sëmundje të pashërueshme e cila e mori rrethuar nga dashuria e të afërmve të tij, bashkëshortes dhe vajzës. Aktori kishte pak kohë që ishte bërë gjysh, sipas të njëjtave burime. Ngushëllime familjes për njeriun e çmuar!
Xhevdet Ferri lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Ai ishte bashkëshort i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si “Dhe vjen një ditë”, “Vitet e pritjes”, Gjoleka djali i Abazit”,etj.
Filmi i tij i parë ka qenë kur ai ishte akoma student. Në 1982 diplomohet në Akademinë e Arteve, dega e dramës, dhe më pas mbetet pedagog i Mjeshtërisë së Aktorit në këtë Akademi. Vazhdon karrierën akademike deri në detyrën si Dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademie. Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër. Në teatër ka interpretuar pak role, por suksesin më të madh si aktor ai e ka arritur në filmin artistik (rreth 13 role).
Pothuajse në të gjitha filmat ka qenë në rolin e protagonistit. Deputon në vitin 1980 në filmin “Skëterrë ’43” si Arjani, dhe po atë vit në “Vëllezër dhe shokë” duke rënë në sy për rolin e Markos.
5 vjet më vonë, në vitin 1985 do të bëhet i njohur me interpretimin e rolit të Agronit në filmin e dytë të tij “Hije që mbeten pas”. Në mishërimin që i bëri figurës së Gori Goroshit në filmin tjetër “Dhe vjen një ditë”, me të cilin u nderua me medaljonin e festivalit në vitin 1986. Bie në sy për cilësi interpretative si natyrshmëria, qetësia dhe thjeshtësia, shoqëruar nga karakteri i drejtpërdrejtë i të vepruarit. U dallua për një individualitet të veçantë aktoresk.
Role të tjera të spikatura për aktorin Xhevdet Ferri janë: Artani në “Skëterrë ‘43” (1980);
Pali në “Besa e kuqe” (1982);
Sandri në “Vendimi” (1984);
Agroni në “Hije që mbeten pas” 1985;
Trimi në “Përrallë nga e kaluara” (1987);
Martini në “Treni niset në 7 pa pesë” (1988);
Gjon Kadri në “Vitet e pritjes” (1990);
Sako, në filmin “Dasma e Sakos” (1998).
Nga vitet 1995-1999, Xhevdet Ferri ishte drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, duke e marrë sërish këtë post në vitin 2006. Ndërsa në vitet 1999-2001 ishte drejtor i Teatrit Kombëtar. është specializuar në fushën e “Menaxhimit të Institucioneve Artistike” në Amsterdam e Oxford. Në periudhën kohore 1996 – 1998 ishte deputet i PD-së në Kuvendin popullor. Në vitin 2004 është bashkëthemelues i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë duke qenë edhe Kryetari i parë i saj.
Burimi Aktoret Shqiptare
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.