Mirëqenie

December 16, 2019 | 12:43

Shurupi i xhenxhefilit, kura ideale për trajtimin e kollës

Shurupi i xhenxhefilit mund të përgatitet mjaft lehtë dhe të befason me shijen e mirë. Xhenxhefili është ndoshta një nga erëzat më të përdorura në botë sepse gjallëron çdo pjatë apo gatim. Shija e tij zbut edhe njerëzit më tekanjozë me ushqimin.

Xhenxhefili është një nga erëzat më të njohura. Është i mbushur me ushqyes dhe përbërës bioaktivë që i japin organizmit shëndet të mirë. Kjo bimë është përdorur prej më shumë se 2000 vitesh si një instrument i rëndësishëm në mjekësinë popullore të shumë qytetërimeve.

Xhenxhefili forcon shëndetin e kockave dhe zbut dhimbjet e kyçeve. Por studimet,kanë treguar se xhenxhefili dhe shurupi i tij është shumë më efikas se antibiotikët kundër infeksioneve  të stafilokokut. Shurupi i xhenxhefilit është rekomanduar kundër sëmundjeve dhe infeksioneve të çdo grupmoshe. Ai ka një efekt qetësues ndaj simptomave dhe kundërpërgjigjeve emergjente të trupit ndaj qelizave të dëmtuara në organizëm.

Qelizat e bardha kanë një rol rregullator dhe mbrojtës, ndërkohë që xhenxhefili shërben si pengesë kundër lipideve që nxisin ethet, dhimbjet e kokës dhe kontraktimet muskulare. Shurupi i xhenxhefilit është efikas për tretjen dhe kundër të vjellave, por lufton edhe inflamacionin. Ai stimulon qarkullimin e gjakut dhe oreksin.

Receta e shurupit që sugjerohet nga ekspertët shërben si një kurë ideale kundër të vjellave, dhimbjeve të stomakut, të ftohtit, kollës dhe shumë më tepër.

Përbërësit:

  • 225 gramë xhenxhefil të freskët ose 2 zhardhokë të gjatë rreth 25 centimetra.
  • 1 filxhan me sheqer
  • 2 gota me ujë
  • 1 filxhan me mjaltë

Udhëzimet:

Qëroni xhenxhefilin dhe ndajeni në forma të holla rrethore. Ziejeni ujin bashkë me sheqerin në një tenxhere. Më pas shtoni fetat e xhenxhefilit dhe lërini të ziejnë sërish. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni lëngun të ftohet për 30 minuta.

Shurupin kullojeni duke përdorur një napë. Shtrydhni edhe masën e zierë të xhenxhefilit dhe më pas hidheni. Lëngun e përftuar hidheni në një shishe të mbyllur hermetikisht dhe mbajeni në frigorifer. Atë mund ta konsumoni duke e shtuar në lëngje frutash, qumësht, çaj, akullore, tërshërë, sallata ose fruta.

 

Burimi / AgroWeb.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top