Mirëqenie

February 25, 2017 | 10:36

Si duhet të ushqehemi në pranverë?

Ushqime me përmbajtje të lartë të vitaminës C, flavonoide si kuerketinë dhe Omega 3 mund të lehtësojnë simptomat e alergjive të pranverës. Sipas një studimi të bërë te një grup fëmijësh në universitetin e Kretës, u vu re se ata që konsumonin më shumë fruta, perime, vaj ulliri, fruta të thata dhe peshk, kishin mundësi më të pakta për të shfaqur alergji dhe astmë.

Rolina Naço Dietologe

Rolina Naço
Dietologe

Fruta të thata për alergjinë

Ato janë ta pasura me magnez, i cili ka si funksion çlodhjen dhe qetësimin e muskujve të frymëmarrjes. Ky preparat lehtëson vështirësitë në organin e frymëmarrjes, të cilat në sezonin e pranverës për shkak të alergjive bëhen më të shpeshta. Gjithashtu ato përmbajnë edhe vitaminën E, e cila është antioksiduesi më i mirë që lufton radikalet e lira që dëmtojnë qelizat, përforcon imunitetin dhe ka veti anti-inflamatore (kundra ënjtjes). Frutat e thata si arrat, bajamet, lajthitë, stikat, farat e lulediellit, farat e kungullit, kasiusi etj, preferohen të konsumohen të papjekura dhe pa kripë.

Molla

Fruti i mollës përmban një flavonoid që quhet kuerketinë, e cila parandalon alergjinë dhe astmën. Preferohen mollët e kuqe dhe rekomandohet të konsumohet bashkë me lëkurë pasi pjesa më e madhe e flavonoideve dhe e kuerketinës ndodhen në të. Sipas një studimi që është bërë te gratë shtatzëna të cilat konsumonin çdo ditë mollë, u vu re se fëmijët e tyre kishin një mundësi më të ulët për të shfaqur alergjitë stinore apo dhe astmë. Ushqime të pasura gjithashtu me kuerketinë janë: agrumet, qershitë, çaji jeshil, rrushi, barbunja, qepa.

Domatja

Konsumimi i domates ka treguar se ndikon në përforcimin e sistemit imunitar dhe lufton kryesisht
problemet me frymëmarrjen. Ajo përmban vitaminë C e cila lehtëson shenjat dhe ul edemën (ënjtjen). Vitamina C ndihmon në prodhimin e antitrupave dhe parandalon prodhimin e instaminës duke vepruar si një antihistaminë natyrore. Por gjithashtu likopeni që përmban domatja luan një rol të rëndësishëm dhe është vënë re se ul rreth 45% krizat e astmës. Likopeni për t’u absorbuar sa më mirë nga organizmi, rekomandohet që domatet të gatuhen (si salcë) dhe të shoqërohen me vaj ulliri. Gjithashtu likopeni gjendet në sasi të lartë edhe tek shalqiri.

Peshku

Peshku është një burim shumë i mirë i acideve yndyrore Omega-3 të cilat janë të domosdoshme për sistemin imunitar të njeriut. Me sa është parë nga studimet dhe testimet, konsumimi i tij i rregullt 2-3 herë në javë, ndihmon në lehtësimin e shenjave që bartin alergjitë pranverore. Kryesisht është vënë re se ndihmon shumë simptomat e sëmundjeve të lëkurës si dermatitit dhe ekzemave të ndryshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top