Fëmijët fillojnë të injorojnë kur nuk u pëlqen ajo që dëgjojnë. Nëse u thoni atyre të bëjnë diçka që nuk ju pëlqen ata do të shprehen se nuk ju kanë dëgjuar. Kjo ndodh sepse ata fillojnë dhe vënë në zhvillim prioritetet e tyre. Gjërat që janë të rëndësishme për ju, nuk janë në listën e tyre.
Mos u habisni nëse fëmija fillon dhe dëgjon në mënyrë selektive. Kur është koha për të dalë, për të ngrënë një akullore ata duan të kërcejnë.
Në moshën 3 deri në 4 vjeç, fëmija përpiqet tu injorojë duke u treguar i pasjellshëm. Ata fillojnë dhe testojnë kufijtë për të parë se çfarë ndodh nëse nuk bindet menjëherë. Kjo është një pjesë e rëndësishme e të mësuarit për të qenë të pavarur prandaj mos u dekurajoni.
Çfarë duhet të bëj kur fëmija më injoron?
Jini realistë;
Merrni në konsideratë ndjenjat e tyre;
Ndiqini;
Lutuni që të të dëgjojë;
Jep paralajmërim paraprak;
Gjeni alternativa për fjalën “jo”.
A duhet të mërzitem me fëmijën kur më injoron?
Injorimi është gjithmonë një pjesë normale e zhvillimit të fëmijës. Nuk është një shenjë e gabuar. Por në raste të rralla mund të jetë një shenjë e mosdëgjimit.
Por duhet të konsultoheni me një mjek nëse fëmija:
Ju injoron më shpesh sesa ju dëgjon;
Përgjigjet vetëm zhurmave të forta;
Nuk dëgjon tingujt që ka rreth vetës;
Bën tinguj të pazakontë pa e kuptuar;
I injoron rregullisht fëmijët e tjerë.
Burimi / https://www.pernenat.al/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.