Në fokus

October 1, 2016 | 8:13

Si duken narcisistët sot ?

Nga Jeta Toçila Shkurti Psikologe ligjore

Nga Jeta Toçila Shkurti
Psikologe ligjore

Narcisi, ishte djaloshi i bukur në mitologjinë greke me të cilin binin të gjithë në dashuri, por ai nuk ia hidhte sytë asnjërit prej tyre. Një ditë ai pa pasqyrimin e imazhit të tij në ujë dhe më në fund ra në dashuri me veten. Aq shumë i pëlqente vetja saqë nuk largohej nga liqeni derisa u mbyt aty, në mënyrë që të ishte sa më pranë imazhit të tij të bukur.

Nga miti në realitet

Për disa dekada narcisismi është njohur ndryshe si Magalomania ose egocentrizmi i rëndë. Në vitet ’70 u mendua të quhej çrregullimi i personalitetit narcisist. Në jetën e përditshme apo në atë publike ne mund të hasim personalitete të tillë. Keni dëshirë të njiheni me tiparet e tyre? Lexoni më poshtë:

Si duken narcisistët sot ?

  • Besojnë se janë më të mirë se të tjerët. I shohin njerëzit që i rrethojnë nga lart-poshtë.
  • Fantazojnë rreth pushtetit, suksesit dhe fuqisë tërheqëse që kanë ndaj të tjerëve- e shohin veten si superheronj. Ata mund të mendojnë se meritojnë një vend të vecantë në histori, apo se të gjitha femrat/meshkujt dashurohen me të.
  • Ekzagjerojnë arritjet dhe talentet e tyre-mund të thonë se janë fitues gjithmonë, apo do të ishin fitues të garave. Mund ta shesin veten si ish-sportisë të zotë, gazetarë, politikanë apo shkrimtarë të talentuar.
  • Presin lëvdata dhe admirime të vazhdueshme nga njerëzit që kanë pas vetes, për veshjen që bie në sy, për fjalët që thonë..etj.
  • Besojnë se janë specialë dhe sillen sikur të jenë dhurata e zotit për gratë/burrat/popullin e botën.
  • Nuk i kuptojnë emocionet dhe ndjenjat e të tjerëve dhe cuditen nga reagimet e tyre idiote.
  • Presin që të tjerët të mbështetin idetë dhe planet e tyre.
  • Përfitojnë prej të tjerëve, i përdorin ata, burimet e tyre.
  • Përcmojnë njerëzit që janë në pozita inferiore, tallen me varfërinë apo hallet e tyre.
  • Janë xhelozë ndaj atyre që fitojnë ndonjë cmim, që vlerësohen për dicka, i urrejnë dhe i mallkojnë.
  • Besojnë se edhe të tjerët kanë xhelozi ndaj tyre, duke menduar se ata duan të jenë në vendin e tij, por ai e shet veten si të pazëvendësueshëm.
  • Nuk mbajnë dot marrëdhënie intime të shëndetshme me dikë
  • Vendosin objektiva jorealiste- një ditë do jenë piktorë të shquar apo shkrimtarë të mëdhenj, apo do kenë biliona euro.
  • Kanë vetë-vlerësim të brishtë
  • Duken pa emocione dhe të ashpër.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top