Marrëdhënie

July 10, 2017 | 10:50

Si e shohin virgjërinë meshkujt shqiptarë?

Një temë e tillë e cila riclikohet me ndryshimet që ndodhin në kohë dhe i japin asaj një domethënie me vlera subjektive. Nuk mbetemi në oazin e viteve të kaluara dhe me një mentalitet të mykur(prapambetur).Sot shihet dhe mendohet ndryshe për virgjinitetin.

1

Nga Manjola BAÇI,  M.Sc. Psikologe Klinike

Nga Manjola BAÇI,
M.Sc. Psikologe Klinike

Virgjëria nuk është gjithçka, nuk është treguesi i vetëm i besnikërisë dhe karakterit, sepse karakteri është me kompleks. Por mbetet për të thënë që për një  vlerësim të tillë nuk mund të bazohesh vetëm në zonat urbane, por edhe ato rurale. Ku emancipimi është më i dukshëm,duke filluar nga jeta sociale që bëjnë të rinjtë sot deri tek mënyra e të menduarit ndaj këtij fenomeni. Kur shprehemi si e shohin meshkujt virgjërinë, kemi thënë baraz “diskriminim”, pasi nuk mund t’i referohet vetëm gjinisë femerore, por edhe anasjelltas. Por kjo i përket një tjetër analizë,e cila e ka shtjellimin në origjinën qysh kur u krijua institucioni familjar.  

Ajo që sot i përket realitetit shqiptar është se marrëdhëniet ndërpersonale fitohen dhe ndërtohen në bazë të një kompromisi interesash, të cilat vijnë si pasojë e nevojës për shoqërizime, ku të kenë si kërkesë socializimin. Dhe deri këtu, shohim jo vetëm grupe individesh të shoqëruar, por dhe kontaktet që ato përftojnë nga njëri-tjetri. Intimiteti emocinal i këtyre marrëdhënieve ndahet me të tjerë dhe kjo bën që të jetë marrëdhënie pa komplekse. Kjo është duke ndodhur sot në shoqërinë tonë, ku të gjithë ndajnë së bashku një pjesëz të jetës së tyre  sentimentale. Por t’i japim përgjigje asaj që qëndron ende si Mit në subkoshiencën e mashkullit në fjalë.  A është ende tabu virgjëria sot për meshkujt shqiptar?

Kompleksiviteti i fjalës virgjinitet mbart mjaft përkufizime dhe kjo bën që njeriu të idealizojë dhe të imagjinojë atë që ai kërkon të shikojë apo dëgjojë, pra është relative kjo lloj mënyrë e të pranuarit. Kjo ndodh nga fakti që femrat dhe meshkujt i japin vlera të ndryshme virgjërisë. Nga kjo barrierë e mbartur nuk e kanë vetëm meshkujt por edhe femrat, edhe ato janë dhe flasin se virgjëria është shumë e rëndësishme, pasi në të mbart karakter të fortë, besueshmëri, vlerësim, etikë morale,etj . Të njëjtën gjë pohojnë edhe meshkujt, për ta është e përkufizuar si një diçka me vlerë dhe të shenjtë. Në shumë pyetësorë të ndërtuar mbi barazinë gjinore renditej edhe pyetja a do të donit që partnerja juaj të ishte e virgjër, por përgjigjet mbeten jo faktike,jo e besueshme,por ndryshimet shihen siç e përmenda edhe më lart tek gërshetimi i mentalitet, i cili zhvillon tek të rinjtë sot preukopime që janë të panevojshme dhe destruktive për të ardhmen e tyre.

Përse ka ende grimca dyshimesh, frikëra pra tabu për diçka e cila venit dhe shkakton makth?!

Egoja mashkullore sfilit ato ndenja të cilat ia janë ngjizur si pasojë e karakterit të fortë, që ngërthen me epërsi femrën dhe mendon se ajo ka kushte për të qënë e denjë për të.Por gjerësia e kësaj formule nuk qëndron më tek dëshira për të pasur një femër të virgjër,por si do ta shohin,familjarët,miqtë,dhe mbi të gjitha ai vetë. Frika se do të humbi autoritetin,me diçka me të cilën nuk mund të kontrollosh dhe kjo është intimiteti seksual midis dy individëve me preadhje dashurore, apo qoftë one night stand. Mbetet për të thënë se ende mbajnë të ngërthyer mendime papranike, me doza posesiviteti dhe xhelozie që shtrembërojnë realitetin në këto kohë zhvillimi. Të përpiqemi të kuptojmë se sot bashkëjetesa arrin të veprojë që individët të kenë liri,përputhshmëri,dhe të merren me problematikat që shqetësojnë më shumë njeriun..sesa është e virgjër një femër apo jo..është si të thuash a është njeri nga një i njëjti planet apo jo?

Që të ndihemi mirë me veten është duke mos paragjykuar jetën e askujt,pasi jeta është pjesë e dëshirave e ëndërrave që ka çdokush dhe jo ajo që duam ne që ta bëjnë të tjerët. Respekti për veten dhe jetën është mbi gjithçka zgjedhje që secili e nis dhe e përfundon sipas mënyrës së tij.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top