Mësuesit e rinj që kanë hyrë këtë vit në sistemin arsimor po i nënshtrohen vlerësimit psikosocial, me qëllim monitorimin e gjendjes së tyre emocionale.
Psikologia, Patricia Lami në një sqarim për televizioni publik, thotë se këtij vlerësimi do t‘i nënshtrohen këtë vit 830 mësues, ku do të pasqyrohet puna e mësuesit gjatë 3 muajve, marrëdhënia e tij me nxënësit, si dhe intervista me mësuesin me disa paketa pyetjesh të detajuara.
Psikologia Lami sqaron se intervista që analizon gjendjen psikosociale të individit është e ndërtuar në mënyrë të tillë që askush të mos ketë mundësi të manipulojë përgjigjet.
Mësuesit të cilët nuk marrin një vlerësim pozitiv nga komisioni nuk e humbin të drejtën për të ushtruar profesionin e tyre. Ata nuk lejohen të punojnë në shkollën ku është bërë vlerësimi. Këta mësues kanë të drejtë të rivlerësohen në institucione të tjera shkollore.
Vitin e kaluar 3 mësues nuk e kaluan vlerësimin psikosocial.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.