Marrëdhënie

March 7, 2017 | 13:23

Si është Jozefina Topalli si vjehrrë? Eva i nxjerr ‘sekretet’

Eva Murati është imazhi më i ri i emisioneve sportive në ekranet shqiptar, njëkohësisht ushtron profesionion e modelingut si dhe projekte të tjera artistike. Ndoshta jo të gjithë e dinë se Eva është në një lidhje dashurie disavjeçare me Genarin, djalin e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

1

E ftuar në emisionin e pasdites në TV Klan me Rudina Magjistrarin, Eva ka treguar për marrëdhënien e saj me Jozefinën, por edhe për faktin se nuk do të gjykohet si “nusja” e saj.

“Unë dua të flas me artin tim dhe të eci me punën time”,  thotë ajo për “Rudina.”

Mirëpo, kjo nuk është gjithmonë e lehtë. Ҫifti janë bashkë qysh prej moshës 16-vjeҫare, ndaj pas më shumë se 5-vjetësh, lidhja e dashurisë është konsoliduar. E pyetur për marrëdhënien me ish kryetaren e Kuvendit, Eva tregon: “Jemi takuar shumë herët, madje qysh në fillim të lidhjes kur nuk e dinim se kjo lidhje mund të zgjaste kaq shumë. Është njeri i mrekullueshëm, është shumë e dashur, shumë e qeshur, janë njerëz shumë të hapur… Unë jam e bindur që edhe nusja e tim vëllai kur të vijë një ditë në shtëpinë tonë nuk do të ndihet aq rehat sa jam ndier unë në shtëpinë e tyre. M’i kanë bërë gjërat aq të thjeshta sa unë e kam pasur të lehtë të përshtatem.“

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top