Studim

March 13, 2018 | 12:23

Si funksionon “Ligji i Tërheqjes” te njerëzit?

Të gjithë e kemi dëgjuar të paktën njëherë shprehjen të kundërtat tërheqin. Edhe pse filma apo libra të ndryshëm flasin shpesh për fenomenin e të kundërtave, në fakt ka pak prova shkencore që tregojnë se kjo është e vërtetë.

E vërteta është se ka më shumë gjasa që të tërheqim dikë që është fizikisht i ngjashëm me ne.

Sipas hulumtimit nga St. Andrews, ne jemi të tërhequr nga karakteristikat që prindërit tanë kishin kur lindës siç janë ngjyra e syve. Kjo ndodh sepse ne i shohim ata si kujdestari ynë i parë dhe i shoqërojmë ndjenjat pozitive me tiparet e tyre.

Gjithashtu, një artikull i botuar në revistën Psychological Science sugjeron që nëse dikush duket i ngjashëm me ne, ne kemi më shumë gjasa t’i besojmë atyre.

Por kjo nuk ndodh vetëm për karakteristikat fizike, studime të ndryshme kanë zbuluar se ne jemi më të prirur të pëlqejmë njerëz që kanë mendime apo qëndrime të ngjashme me tonat.

Gjithashtu një tjetër studim i kohëve të fundit ka zbuluar se njerëzit që mendojnë njësoj ka më shumë gjasa të qëndrojnë së bashku se sa ata që kanë pikëpamje të kundërta.

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top