Në fokus

March 5, 2020 | 8:06

Si lindi koronavirusi i ri? Shkencëtarët zbulojnë dy llojet më agresive, një prej të cilëve gjendet edhe tek virusi HIV

Shkencëtarët kanë zbuluar se koronavirusi i ri SARS-Cov-2 që shkakton Covid-19 ka një gjen që ka zhvilluar mutacion dhe që gjendet gjithashtu edhe në Virusin HIV. Është pikërisht kjo veçori unike që e mënjanon atë nga pjesa tjetër e koronaviruseve të njohura deri më sot.

Studiuesit nga Pekini dhe Shanghai që studiuan 103 mostra të koronavirusit të ri, gjetën dy shtame të tij, që i quajtën L dhe S dhe sipas tyre, shtama L ishte më e zakonshme e gjithashtu më agresivja, por është përhapur gjithnjë e më pak që nga fillimi i janarit.

Studiuesit thonë se ekzistojnë dy lloje të të njëjtit koronavirus që infekton njerëzit dhe se shumica e tyre në mbarë botën, duket se janë prekur nga forma më agresive e tij, pra shtama e quajtur prej studiuesve ‘L’.

Të paktën 93,000 njerëz janë infektuar në të gjithë botën dhe gati 3.200 kanë vdekur, ndërsa 50,000 janë shëruar nga sëmundja.

Ekipi i ekspertëve nga Pekini dhe Shanghai tha se 70% e njerëzve janë prekur nga lloji më agresiv i virusit, kjo shpjegon dhe faktin që sëmundja ka shpërthyer në mbarë botën që nga fillimi i janarit.

Por ndryshe nga ditët e para, tani kjo përhapje po sheh ritme të ngadalta. Fakti që ekspertët e dinë që virusi mund të pësojë mutacion, mund ta bëjë më të vështirë mbikqyrjen ose trajtimin e pacientëve të prekur dhe shton frikën që pacientët e rikuperuar mund të riinfektohen.

Ekspertët paralajmëruan se studimi që zbuloi mutacionin përdori një sasi të vogël të të dhënave – 103 mostra – kështu që nevojiten më shumë hulumtime. Studimi është kryer nga ekspertë të Universitetit Peking në Beijing, Universiteti i Shanghait dhe Akademia e Shkencave Kineze.

 

 

Burimi / Panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top