Këshilla & Arsye

December 7, 2018 | 10:41

Si mund ta ndihmoni fëmijën që të mos urinojë në shtrat gjatë natës…

Pavarësisht faktit se mund të keni provuar ta ushtroni fëmijën qysh nga mosha e hershme të urinojë vetë në tualet, urinimi në shtrat gjatë gjumit mund të jetë ndodhi e zakonshme mes fëmijëve 4 dhe 7 vjeçar. Përafërsisht 15% e të gjithë fëmijëve të asaj moshe e lagin shtratin të paktën dy herë në javë.

Kështu, nëse ende është duke i ndodhur fëmijës tuaj, mbani mend se është diçka krejt normale dhe se ka disa gjëra që mund të bëni për ta parandaluar këtë fenomen në të ardhmen.

Zvogëloni numrin e pijeve para gjumit

Në mënyrë që ta parandaloni fshikëzën urinare të fëmijës të mbushet plot gjatë natës, është e rëndësishme të kontrolloni sasinë e lëngjeve që fëmija konsumon gjatë pasdites dhe para gjumit.

Lërini fëmijët të pinë mjaftueshëm në mëngjes dhe në drekë, por pastaj në mënyrë të ngadaltë zvogëlojeni sasinë gjatë ditës. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që fëmija të urinojë para se të shkojë për të fjetur.

Shmangni ushqimet që irritojnë fshikëzën urinare

Ka disa lloje ushqimore që e irritojnë fshikëzën te fëmijët, duke bërë që ata të kenë ‘aksidente’ gjatë kohës kur janë duke fjetur sepse nuk kanë mjaftueshëm kontroll mbi fshikëzën urinare.

Shmangni ushqimet që janë shumë acidike, si lëngjet e frutave që përmbajnë limon, portokall, ananas apo mollë. Gjithashtu shmangni edhe çokollatën e nxehtë, çajin, pijet freskuese ose çfarëdo pije të gazuar që mund të përmbajë shumë sheqer apo kafeinë.

Dyfishoni sasinë e magnezit

Sipas hulumtimeve të ndryshme, fëmijët mund të kenë probleme me lagien e shtratit gjatë natës si pasojë e mungesës së magnezit në dietë. Mungesa e magnezit e zvogëlon reagimin e sistemit nervor, prandaj fëmija është i pavetëdijshëm se kur duhet ta përdor tualetin.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top