Këshilla & Arsye

February 9, 2017 | 12:11

Si mund të kuptoni nëse fëmija juaj është në depresion?

Shenjat që mund të tregojnë depresionin e një fëmije janë të shumta:

2

  • Mund të ndodhë që fëmija të tregojë se ndihet i trishtuar apo në depresion.
  • Ai flet për vetëvrasjen apo tregon se do të ndihej më mirë sikur të mos jetonte më.
  • Mund të shfaqë shenja nervozizmi apo bezdie për shokët e shkollës dhe nuk shfaq më interes
    për të shkuar të takojë miqtë.

Ndodh shpesh që fëmija të mos shfaqë ndryshime të rëndësishme në sjellje dhe ndonjëherë prindërit shpresojnë se gjithçka do zgjidhet me kalimin e kohës. Nuk e çojnë ta vizitojnë fëmijën, i cili shfaq shqetësime të brendshme që nuk ndikojnë në marrëdhënien me njëri-tjetrin.

Sa i shpeshtë është depresioni te fëmijët?

1

Fëmijët janë më pak të rrezikuar për të vuajtur nga depresioni, megjithatë në moshën e shkollës fillore fillojnë simptomat e para. Në moshën e pubertetit numri i fëmijëve depresivë rritet si rrjedhojë e ndryshimeve dhe zhvillimeve hormonale. Ndërsa në moshën e adoleshencës vajzat kanë më shumë mundësi për të vuajtur nga depresioni në krahasim me meshkujt. Kjo gjë ndodh gjatë gjithë jetës. Femrat janë më të predispozuara se meshkujt për të vuajtur nga gjendja depresive. Depresioni është një sëmundje e diagnostikueshme edhe para moshës së shkollës (2-6 vjeç). Është shumë e vështirë për t’u kuptuar, por është një sëmundje që shfaqet edhe në këtë moshë.

Nevojiten kura për fëmijët depresivë?

Shfaqja e sjelljes depresive te fëmijët normalisht zgjat nga 6-9 muaj deri edhe në disa vjet. Kur një fëmijë vuan nga depresioni ka rezultate jo të mira në shkollë, shfaq vështirësi në marrëdhënie me miqtë dhe familjarët, është i trembur dhe në ankth, si dhe është i rrezikuar nga vetëvrasja. Duke qenë se ekzistojnë kura për të kaluar këtë gjendje, injorimi i këtyre shenjave, duke shpresuar se mund të kalojë vetë dhe ta lini fëmijën të vuajë, është një gabim shumë i madh, që fatkeqësisht mund të ketë pasoja. Ekzistojnë dy kura për fëmijët që shfaqin shenja ankthi dhe depresioni, të cilat janë psikoterapia dhe terapia me anë të ilaçeve. Psikoterapia shërben për rastet kur shfaqja e shenjave të depresionit është e lehtë. Në rastet kur shenjat e depresionit janë të shumta dhe shqetësuese, është mirë t’i drejtohemi terapisë me anë të ilaçeve. Të dyja këto terapi janë efikase.

Është shumë e rëndësishme që prindërit të mos neglizhojnë asnjë shenjë shqetësuese. Duhet të flasin gjithmonë me fëmijët. Bashkëbisedimi ndihmon për të kuptuar karakterin e tyre. Pas çdo gabimi të fëmijës nuk duhet të kritikojnë dhe aq më tepër të jenë të dhunshëm, pasi kjo e bën fëmijën të ndihet inferior, të mos flasë me prindërit, të mos bashkëpunojë dhe për rrjedhojë të mbyllet në vetvete.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top